Lajme
Britania e Franca, me masa të rrepta kundër emigrantëve
Vetëm një ditë pas arritjes së marrëveshjes mes autoriteteve britanike dhe atyre franceze për të luftuar emigracionin e paligjshëm përmes ngushticës së La Manshit, hyrja e saj në fuqi tashmë është një realitet.
Mediat britanike i kanë kushtuar një artikull bashkëpunimit mes forcave detare të dy vendeve, që tashmë kanë ndaluar disa varka me emigrantë të paligjshëm që kishin si synim Mbretërinë e Bashkuar.
Lajmi është bazuar në disa transkripte të bisedave të anijeve patrulluese të Francës dhe Britanisë, të siguruara nga një kanal publik radio detar, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Në këto biseda, anijet luftarake franceze dhe ato të rojës bregdetare dëgjohen duke kontaktuar anijet britanike Defender, Hurricane dhe Ranger për të rregulluar dorëzimin e varkave që transportonin emigrantë të ndaluara në det të hapur.
Biseda midis anijeve sugjeron se Marina Franceze po i drejton varkat e emigrantëve nga bregu francez deri në pikën e takimit në mes të kanalit, të cilët do të marrin pasagjerët e paligjshëm për t’i çuar më pas në Dover.
Ky zhvillim vjen vetëm 24 orë pasi Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, ra dakord me homologun francez për një marrëveshje, e cila synon të ndalojë anijet me emigrantë, të cilat vetëm këtë vit kanë sjellë 40.000 persona në Mbretërinë e Bashkuar.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në Partnerët socialë në Zvicër kanë arritur marrëveshje për mbrojtjen e pagave në kuadër të paketës së... -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim -
Trump kritikon sërish Zvicrën -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare













