Lajme
Britania e Madhe nuk importon karburant nga Rusia
Britania nuk importoi karburant nga Rusia për herë të parë që nga fillimi i regjistrimit të statistikave, njoftoi sot Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) në Britaninë e Madhe, përcjell albinfo.ch.
Importi i përgjithshëm i mallrave në Britaninë e Madhe nga Rusia gjithashtu shënoi një rënie në 33 milionë funte (39 milionë dollarë) në muajin qershor, niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve të ONS-së në janar të vitit 1997.
Britania e Madhe, pjesë e grupit të vendeve që kanë sanksionuar Moskën për shkak te luftës së saj në Ukrainë, është zotuar të ndërpresë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit.
Më herët gjatë ditës, ministri britanik i Mbrojtjes, James Heappey, paralajmëroi se rivendosja e marrëdhënieve me Rusinë do të ishte katastrofike, ndërsa shtoi se do të ishte bindshëm zgjidhja më e thjeshtë për krizën e kostos së jetesës.
Sipas tij, një veprim i tillë do të ndikonte në sigurinë e Britanisë se Madhe brenda pak vjetësh.
“Të gjitha ngjarjet që kemi parë këto gjashtë muajt e fundit tregojnë se kjo do të ishte katastrofike për sigurinë Euro-Atlantike”, tha Heappey.
“Jo në një periudhë kohore 10, 15 apo 20-vjeçar, por brenda pak vjetësh ne do të gjendeshim në një situatë ku Rusia do të shkaktonte sfida të kostos së jetesës që janë 100 herë më të rënda nga këto që po shohim tani. Sepse ata mund të kërkojnë të zgjerojnë ambiciet e tyre përtej Ukrainës, pra në territorin e NATO-s, për shembull në Baltik”, paralajmëroi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












