Lajme
Britania e Madhe po heq veturat me naftë
Ndryshime të mëdha po përgatiten në “ishull”.
Që nga skandali i famshëm “dieselgate”, makinat me naftë nuk kanë pasur një reputacion të mirë dhe ngadalë po bëhen pjesë e së kaluarës, ndërsa tregu i makinave kthehet në makina elektrike.
Sipas Vrele Gume, kjo është pikërisht situata në Britaninë e Madhe, e cila është një nga vendet e pakta që kanë vendosur të përjashtojnë naftën nga trafiku, transmeton Telegrafi.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tashmë ka njoftuar planin për të ndaluar shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë në vend nga 2030, për të cilën kemi shkruar më parë. Në të njëjtën kohë është një projekt ambicioz dhe i guximshëm që publiku e konsideron si vendimtar në luftën kundër ndotjes dhe ngrohjes globale.
Kjo është gjithashtu një lëvizje që ka një ndikim të fortë tek prodhuesit e makinave, veçanërisht ata që me dëshirë ose pa dëshirë kanë nevojë të shtojnë përpjekjet e tyre për të lansuar modele elektrike.
Shumë e kanë bërë pikërisht atë. Sipas një raporti nga Daily Mail, shitjet e makinave elektrike pothuajse u dyfishuan vitin e kaluar, ndërsa shitjet e veturave me naftë ranë me më shumë se gjysma. Sigurisht, dizelët ende kanë një avantazh ndaj automjeteve që punojnë me bateri, por ajo që është indikative është se hibridët plug-in i kanë tejkaluar ata.
Hapat fillestarë janë premtues, por rruga është ende e gjatë. Mbi të gjitha, makinat elektrike ende zënë vetëm 0.3 për qind të të gjitha shitjeve të makinave të pasagjerëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet Strik i autobusëve në Winterthur shmanget pas përmirësimit të kushteve të punës... -
“Turizmi i karburantit” në drejtim të kundërt, gjermanët mbushin rezervuarët në Zvicër -
Zvicër: Ideja që kompanitë të paguajnë për sëmundjet e punonjësve diskutohen në Parlament -
Rrezikohet prodhimi i “Aroma” në Zvicër, nis peticioni për të shpëtuar vendet e punës -
Zvicra arriti një rekord prej 23 medaljesh në Lojërat Olimpike Dimërore Milano‑Cortina 2026












