Bota
Britania e Madhe vendos sanksione edhe ndaj Bjellorusisë
“Regjimi i Lukashenkos mbështet aktivisht pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia prandaj do të ndjejë pasojat ekonomike të mbështetjes së tij për Putinin”
Britania e Madhe ka vendosur sanksione ndaj një numri njerëzish dhe organizatash në Bjellorusi për shkak të rolit të këtij vendi në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, kanë raportuar sot në mbrëmje mediat britanike.
Janë sanksionuar me këtë rast shefi i shtabit të përgjithshëm të Bjellorusisë dhe tre përfaqësues të tjerë të rangut të lartë të udhëheqjes ushtarake si dhe dy kompanive ushtarake, ka thënë sot ministria e jashtme britanike, transmeton albinfo.ch.
“Regjimi i Lukashenkos mbështet dhe inkurajon në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia dhe për këtë arsye do të ndjejë pasojat ekonomike të mbështetjes së tij për Putinin”, tha në një deklaratë sekretarja e jashtme britanike Liz Truss.
Meqë vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, të prekurit nuk mund të udhëtojnë më në Britaninë e Madhe dhe çdo pasuri e tyre në vend do të ngrihet.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













