Lajme
Britania eksperimenton javën me vetëm 4 ditë punë
Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë.
Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4 ditë në javë, pa ndryshime në pagë.
Ky është një projekt pilot që do të nisë në qershor dhe do të zgjasë 6 muaj.
Projekti do të studiojë ndikimin e këtij ndryshimi në mirëqenien e punonjësve dhe në produktivitetin e kompanisë.
Nisma është ideuar nga organizata 4 Day Week Global, dhe tashmë është provuar edhe në Islandë me 2500 punonjës.
Rezultatet treguan se produktiviteti dhe shërbimi mbeti nuk u përkeqësua dhe në disa raste u përmirësua.
Kompania teknologjike Microsoft bëri një eksperiment të ngjashëm në vitin 2019.
Punonjësve iu shkurtua puna në 4 ditë në javë dhe rezultatet ishin pozitive.
Sipas kompanisë, produktiviteti i punës u rrit me 40%.
Po ashtu pati kursim të energjisë elektrike dhe letrës së përdorur.
Ky program pilot i 4 ditëve të punës në javë, po aplikohet aktualisht në Spanjë dhe Skoci.
Ndërkohe që pritet të implementohet në SHBA, Irlandë, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












