Lajme
Britania fut në karantinë udhëtarët që vijnë nga Franca
Është bërë e ditur se pas vendimit të ri të Mbretërisë së Bashkuar për vendosje të Francës në listën e vendeve të karantinës nga dita e shtunë e kësaj jave, mijëra pushues kanë anuluar planet e tyre, transmeton albinfo.ch.
Në vendim është thënë se udhëtarëve që kthehen nga Franca, Holanda, Monako, Malta dhe disa vende të tjera do t’u duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore.
Ky lajm vjen pasi kryeministri francez, Jean Castex, ka thënë se numri i të infektuarve është duke shkuar “në drejtim të gabuar”, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Franca në 24 orët e fundit ka raportuar për 2,524 raste të reja me koronavirus në 24 orë, njëherësh shifrën më të lartë prej lehtësimit të masave të kufizimit në muajin maj.
Franca ka paralajmëruar se do të marrë “masa reciproke”
Sekretari francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune, ka thënë se vendimi britanik “është fatkeq” për francezët.
Aktualisht besohet se rreth 160,000 turistë britanikë janë në Francë, andaj ka mundësi që të ketë qarkullime të shumta në aeroporte, me qëllim të shmangies së karantinës.
Linjat ajrore në Mbretërinë e Bashkuar e kanë përshkruar këtë vendim “si veprim shkatërrues ndaj industrisë së udhëtimit, e cila edhe ashtu është duke u përballur me krizën më të keqe në historinë e saj”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












