Lajme
Britania me sanksione të reja ndaj kompanive e individëve rusë
Qeveria britanike ka vendosur sanksione ndaj 65 individëve dhe kompanive të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Ato përfshijnë prodhuesin rus të armëve Kronstadt, si prodhues i dronëve të armatosur Orion dhe mjeteve të tjera ajrore pa pilot, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes.
“Këto sisteme janë përdorur gjerësisht në pushtimin rus të Ukrainës”, thuhet në deklaratë, e cila bazohet në informacionin nga shërbimet e inteligjencës britanike.
“Mbrojtja ajrore e fuqishme ukrainase pothuajse me siguri ka kufizuar fluturimet me njerëz përtej vijave të tyre të frontit, prandaj Rusia ka shumë të ngjarë të jetë detyruar të përdorë më shumë dronë pa pilotë në vend të tyre”, thuhet tutje në deklaratë.
Sanksionet synojnë të dëmtojnë kompleksin industrial të mbrojtjes të Rusisë dhe të kufizojnë aftësinë e saj për të zëvendësuar çdo dron të humbur.
Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, prezantoi disa nga sanksionet e reja kundër oligarkëve rusë dhe institucioneve, si bankat, të enjten.
Shumë vende të botës kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë në vazhdimësi, pasi ajo nisi pushtimin e Ukrainës./REL
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë Në pranverën e vitit 2022, ata u përpoqën të merrnin një kontejner me gjysmë ton kokainë... -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në











