Lajme
Britania njofton për sanksione të reja ndaj Rusisë
Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të të gjitha bankave kryesore ruse
Kryeministri britanik Boris Johnson tha se synon ta përjashtojë Rusinë nga tregjet financiare të Britanisë, ndërsa njoftoi sanksione të reja në përgjigje të sulmit që urdhëroi Presidenti rus Vladimir Putin ndaj Ukrainës.
Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të të gjitha bankave kryesore ruse, përfshirë bankën e dytë më të madhe ruse VTB, tha Johnson të enjten. Britania gjithashtu do t’ua ndalojë kompanive ruse dhe qeverisë ruse të ngrenë fonde në tregjet britanike, transmeton Voa, përcjell Albinfo.ch.
Britania do të bllokojë eksportet drejt Rusisë të një game të gjerë produktesh të teknologjisë së lartë, dhe do të ndalojë uljen e avionëve të kompanisë ruse Aeroflot në aeroportet britanike.
Sanksionet e reja vijnë pak ditë pasi Johnson u kritikua më herët këtë javë për reagimin më të kujdesshëm se ç’duhej ndaj agresionit rus.
Në një fjalim drejtuar vendit mbasditen e të martës, zoti Johnson kishte premtuar vendosjen e sanksioneve të reja për shkak të sulmit të gjerë rus ndaj Ukrainës.
Britania thotë se po i koordinon sanksionet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, por të dyja këto të fundit morën këtë javë masa më të ashpra se Britania.
Ambasadori i Ukrainës në Britani, Vadym Prystaiko, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të bllokojnë tregtinë e karburantit dhe gazit rus, dhe të ndalin investimet e huaja në këtë vend.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e saj më të mëdha në veçanti, janë... -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut















