Lajme
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore
"Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj për albinfo.ch, pas zgjedhjes deputet
Arbër Bullakaj, është politikani zviceran me rrënjë shqiptare me praninë mbase më të madhe, prej shumë vitesh, në politikën zvicerane, atë lokale, regjionale dhe federale. Nga 27 prilli i këtij viti ai do të jetë deputet në Parlamentin e Zvicrës (National Rat ose Këshilli Kombëtar).
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura në vitin 2023 ai ishte radhitur në vendin e parë në listën e pritjes, që i mundësonte zgjedhjen në rast të tërheqjes së ndonjë deputeti të zgjedhur. Dhe sot, me tërheqjen e deputetes Claudia Friedl, Arbri bëhet automatikisht deputet në nivelin kombëtar.
Kjo arritje e tij, që u shpall sot, është kurorëzim i një angazhimi të gjatë në kohë dhe konsistent në përmbajtje. Arber Bullakaj, pas Islam Alijajt, është shqiptari i dytë që fiton një vend në organin më të lartë legjislativ të Zvicrës. Të dytë vijnë nga Prtia Socialdemokrate (SP).
I lindur në vitin 1986 në Prizren, Arber Bullakaj jeton në Zvicër nga mosha e tij 8 vjeçare.
Me rastin e zgjedhjes së Bullkajt deputet, albinfo.ch i ka marrë një intervistë të shkurtër.
albinfo.ch: Jeni zgjedhur deputet në Keshillin Kombëtar (Parlamentin) të Zvicrës. Duke qenë se zgjedhjet ishin mbajtur në tetor të vitit 2023 ndërsa ju po zgjidheni tani, a mund të thuhet se ishte diçka që pritej apo erdhi si befasi?
Arber Bullakaj: Nuk jam befasuar plotësisht – ishim tashmë prej kohësh në kontakt dhe e dija se gjërat po merrnin formë. Por kur ndodh vërtet, kur fillon me të vërtetë, është gjithsesi një gëzim i madh. Ai moment kur një mundësi bëhet siguri – kjo është diçka e veçantë.
albinfo.ch: A mundt të na flisni për këtë zgjedhje, duke e vënë në raport me komunitetin e këtushëm shqiptar. A ka edhe ky komunitet merita per zgjedhjen tuaj?
Arber Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë për mua thelbësor gjatë fushatës elektorale. Një pjesë e madhe e punës vullnetare – shpërndarja e fletëpalosjeve, organizimi i eventeve, varja e posterave, përcaktimi i vendeve për postera – u krye nga njerëz me rrënjë shqiptare.
Albinfo.ch: Si do ta përkufizonit këtë arritje tuajën nga perspektiv e komunitetit të këtushëm shqiptar dhe a mund të presë ky komunitet (dhe të huajt tjerë) ndonje qasje të re ndaj tyre nga Bundeshausi?
Arber Bullakaj: Kjo nuk është rastësi, por shprehje e një lidhjeje të thellë. Suksesi im elektoral bazohet në një masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar – bashkë me të gjithë komunitetin e larmishëm migrant dhe natyrisht edhe me qytetarët vendas zviceranë.
Çfarë mund të presin këta njerëz nga unë në Bundeshaus: Pika e parë e rendit të ditës e sesionit tim të parë u përket pikërisht njerëzve pa pasaportë zvicerane. Do të flas për Iniciativën e Demokracisë – një iniciativë që unë vetë e kam nisur. Si iniciues dhe president themelues i shoqatës “Aktion Vierviertel”, e cila ka lançuar këtë iniciativë, kjo është një nga temat qendrore të angazhimit tim politik.
Unë jam angazhuar prej gati 20 vjetësh për njerëzit – edhe për ata që nuk mund të më votojnë, sepse nuk kanë pasaportë zvicerane. Kjo është për mua shumë e rëndësishme politikisht: nuk bëj politikë vetëm për elektoratin tim, por për të gjithë ata që jetojnë këtu. Kjo do të thotë konkretisht: qesje e drejtë dhe pa diskriminim në pjisjen me shtetësinë zvicerane, angazhim i vendosur kundër diskriminimit në të gjitha format e tij, dhe një qëndrim i qartë e konsekuent në çështjet e bashkimit familjar, të Ligjit për të Huajt dhe Integrimin, si dhe në të gjitha çështjet e shtetit të së drejtës që prekin jetën e njerëzve pa pasaportë zvicerane.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin Incidenti lidhet me deklaratat e bëra nga politikani liberal, Avdili, në lidhje me luftën në Gaza... -
Hapet Shkolla Shqipe “7 Marsi” në Calcinato, Brescia -
Arbër Bullakaj, nga 27 prilli, deputet në Parlamentin Federal të Zvicrës -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal vazhdon të rrisë TVSH-në me 0.8 pikë për të financuar ushtrinë, pavarësisht kritikave Këshilli Federal mban planin e tij për të rritur TVSH-në me 0.8 pikë gjatë dhjetë viteve... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Kriza në Lindjen e Mesme ndryshon rrugët e turizmit zviceran -
Derivatet: Çmime marramendëse dhe ndryshime rajonale -
Politikanët zviceranë thonë se mishi i importuar duhet të kontrollohet më shumë













