Integrimi
Bullakaj me shokë, tur çiklistik për më shumë drejtësi sociale
Në Kantonin St. Gallen më 19 dhe 20 qershor (sot dhe nesër) mbahet turi çiklistik “Tour de Saint-Gall” i organizuar nga socialdemokratët e kantonit. 12 kandidatët e Partisë Socialdemokrate për deputetë nacionalë nga ky kanton me pjesëmarrjen në këtë tur duan të dërgojnë një mesazh për më shumë drejtësi sociale, më shumë barazi shansesh dhe më tepër drejtësi në mes të gjeneratave.
Siç shkruan gazeta “Wilernachrichten”, kandidatët e listës 9 të SP-së dhe të sindikatave do të bëjnë një xhiro në 9 etapa përgjatë gjithë territorit të kantonit St. Gallen që është i njohur për gjerësinë e tij dhe trajtën rrethore.
Pjesëmarrës është edhe Arbër Bullakaj, kandidati serioz i kësaj partie për të zënë një vend në Parlamentin Nacional të Zvicrës, njëherësh nënkryetar i partisë në nivel kantoni. Ai do ta bëjë rrugën nga Watwil-i në Wil, qytetin ku jeton dhe punon.
Shqiptarët dhe miqtë e tyre në kantonin St. Gallen e më gjerë janë duke zhvilluar një fushatë sensibilizuese mjaft mbresëlënëse në mbështetje të Bullakajt për Parlamentin Nacional të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











