Lajme
Bullgaria, mbi 800 mijë banorë më pak në një dekadë
Popullsia e Bullgarisë ka rënë për 11.5 për qind në dekadën e fundit, kanë treguar të dhënat e parakohshme të regjistrimit të popullsisë.
Numri i popullsisë është zvogëluar për më shumë se 844,000 persona, përkatësisht nga 7.3 milionë në 6.5 milionë, ka thënë Instituti Kombëtar i Statistikave.
Ekspertët kanë thënë se këto shifra janë rezultat i rënies së numrit të lindjeve, shkallës së lartë të mortalitetit, popullsisë në plakje dhe migrimit nga ky vend i BE-së.
Vetëm në kryeqytetin bullgar, Sofje, ka pasur rritje të shkallës së popullsisë.
Rënia më e madh është regjistruar në provincat veriperëndimore, Vidin dhe Montana.
Instituti Kombëtar i Statistikave pret që të dhënat finale të regjistrimit të popullsisë të publikohen në fund të vitit 2022.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në këtë shtet është kryer më 2011./Euronews
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















