Lajme
Banorëve të Cyrihut u kërkohet t’i mbajnë shtëpitë më të ftohta këtë dimër
Kur moti bëhet i ftohtë këtë dimër që vjen, shumë banorë të Cyrihut mund të shohin valën e të nxehtit të këtij viti me mall dhe nostalgji, transmeton albinfo.ch.
Kjo për shkak se mungesa e gazit po afrohet, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
Për të kursyer energjinë elektrike, qeveria e qytetit do t’u bëjë thirrje familjeve që të ulin temperaturën nga 23 gradë të zakonshme, në 20 gradë.
“Nëse të gjitha familjet do ta zbatonin këtë, do të bënte një ndryshim në përgjithësi”, tha Martin Neukom, kreu i sektorit të ndërtimit të Cyrihut.
Kantone të tjera po përgatiten gjithashtu për krizën e afërt të gazit, duke mos përjashtuar kufizimet në mbarë vendin në konsumin e energjisë elektrike.
Ndërsa varësia nga nafta ruse është relativisht minimale, Zvicra ka një varësi më të madhe nga gazi rus.
Gazi natyror siguron rreth një të tetën e furnizimit total me energji të Zvicrës, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut