Bota
Bullgaria synon të “adoptojë” monedhën euro
Kryeministri Boyko Borisov tha se Bullgaria synon të “adoptojë” monedhën euro në vitin 2022, pavarësisht kundërshtimit të bizneseve lokale, të cilat shqetësohen për ndikimin në ekonomi.
Kryeministri Borisov tha gjatë një takimi me biznese në Sofje se përfitimi kryesor i adoptimit të monedhës euro është se sistemi bankar i vendit do të bëhet më i disiplinuar.
Duke qenë pjesë e vendeve që përdorin euron, bankat e mëdha në Bullgari do të mbikëqyren nga Banka Qendrore Evropiane, dhe jo nga autoritetet kombëtare të Bullgarisë, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, i cili është i ngarkuar me çështjen e monedhës së përbashkët evropiane, e ka mirëpritur planin e Sofjes.
Aktualisht euro është monedhë zyrtare në 18 nga 28 vendet anëtare të BE-së. Për herë të parë përdorimi i saj u vu në qarkullim më 1 janar të vitit 2002.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













