Shkurt.ch
Burg i përjetshëm për kosovarin që ka vrarë ish gruan
Vepra është cilësuar si vrasje e rëndë, pasi është bërë me thikë para syve të djalit 7 vjeçar të bashkëshortit të ri të gruas të vrarë
Sot një Gjykatë e Munihut ka dënuar një shqiptar 62 vjeçar të Kosovës me burg të përjetshëm për vrasjen e ish gruas së tij. Vepra penale e kryer është cilësuar si vrasje e rëndë, pasi që është kryer me thikë para syve të djalit 7 vjeçar të bashkëshortit të ri të gruas tashmë të vrarë. Fëmija ka pësuar tronditje të rëndë ndërsa është traumatizuar edhe bashkëshorti aktual i gruas.
Këto rrethana do ta bëjnë shumë të vështirë lirimin me kusht të tij pas 15 vitesh vuajtje dënimi, siç praktikohet në drejtësinë gjermane në rastet e dënimeve të përjetshme.
Çifti ishte ndarë në mars të vitit 2011. Ndërsa vetëm një muaj më vonë gruaja e ndarë qe martuar me të dashurin e saj që e kishte njohur në Kosovë dhe e kishte sjellë atë në Gjermani.
Kjo martesë sipas ish bashkëshortit ka shërbyer si motiv për hakmarrjen e kryer më 23 korrik 2011 në oborrin e banesës në Petershausen. Në momentin kur ish bashkëshortja kishte zbritur nga vetura bashkë me fëmijën 7 vjeçar, 62 vjeçari e godet atë dy herë me thikë. Me këtë rast i kishte shkaktuar plagë në mushkëri dhe në zemër, dhe nga gjakderdhja ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Ky krim tejkalon shumë mesataren e vrasjeve tjera, ka thënë kryesuesi i trupit gjykues. Sipas tij, dorasi e ka planifikuar për kohë të gjatë këtë akt.
Djali 7 vjeçar dhe babi i tij që nga koha e krimit gjenden në terapi psikiatrike.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik Shërbimi hekurudhor midis Cyrihut dhe Bernit po përballet me ndërprerje për shkak të dëmtimit të shinatave... -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana












