Jeta në Zvicër
Burkhalter: Viti 2014, i mirë për Zvicrën por jo edhe për botën
Përveç kryetar i Federatës (në bazë të rotacionit njëvjeçar) dhe postit të kryediplomatit, Burkhalter gjatë vitit 2014 ka qenë edhe në pozitën e kryesuesit të OSBE-së
Kryetari në detyrë i Federatës së Zvicrës, Didier Burkhalter, njëherësh ministër i jashtëm i vendit e ka cilësuar vitin 2014 si “të mirë për Zvicrën por jo edhe për botën”. Në një intervistë të dhënë për fund të vitit në radiotelevizionin publik (SRF) ai ka bërë një bilanc të vitit që po shkon, duke iu referuar edhe posteve që ka mbajtur.
Përveç kryetar i Federatës (në bazë të rotacionit njëvjeçar) dhe postit të kryediplomatit, Burkhalter gjatë vitit 2014 ka qenë edhe në pozitën e kryesuesit të OSBE-së.
Në këtë intervistë, shefi në detyrë i shtetit është fokusuar në mënyrë të veçantë në takimet me të rinjtë. Ai ka theksuar se si kulm personal të suksesit gjatë vitit që po shkon i konsideron takimet e shumta me rininë. “Ne, politikanët e dimë se jemi duke punuar për brezin e ri”, ka theksuar ai në këtë kontekst.
“Zvicra po lë mbrapa një vit të mirë. Por kjo nuk mund të thuhet edhe për botën”. Por, megjithatë ka qene një vit që ia ka vlejtur “për të sjellë më shumë Zvicër në këtë botë”, ka thënë ai.
Zvicra në vitin 2015 ia dorëzon Serbisë kryesimin e OSBE-së. Sipas kryesuesit të deritashëm, Burkhalter, Zvicra do të bashkëpunojë me Serbinë për të kontribuuar në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në Ukrainën Lindore.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












