Kosova
Burrat apo gratë, kush voton më shumë në Kosovë?
Një nga pyetjet më të shpeshta të një procesi zgjedhor, jo vetëm në Kosovë, është se kush voton më shumë: burrat apo gratë?
Dhjetë vjetët e zgjedhjeve në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, japin të dhëna interesante për 3 palë zgjedhjet Llokale dhe 5 proceseve të tjera për Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, shpjegon se të dhënat nga vendvotimet e rregullta tregojnë se në këto 8 procese zgjedhore që kanë përfshirë të gjithë Kosovën, çdo herë ka pasur më shumë meshkuj me të drejtë vote sesa femra. Përveç kësaj, sipas tij, edhe pjesëmarrja në votime ka qenë gati gjithmonë më e lartë te meshkujt, me përjashtim të Zgjedhjeve Lokale 2013, përcjell albinfo.ch.
“Duke u mbështetur në të dhënat nga listat përfundimtare të votuesve të proceseve zgjedhore nga viti 2009 dhe deri më tani 2021, meshkujt përbëjnë numrin më të madh të votuesve të regjistruar. Po ashtu, edhe pjesëmarrja në votime, që nga viti 2009 deri në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit 2021, është më e lartë te meshkujt. Kjo nuk vlen vetëm për Zgjedhjet Lokale të vitit 2013 kur është regjistruar pjesëmarrja më e lartë e femrave në historinë e zgjedhjeve në Kosovë. Kjo pjesëmarrje në po të njëjtin proces zgjedhor, ishte dukshëm më e lartë edhe në raport me meshkujt për rreth 38 mijë votuese më shumë”, shpjegoi Elezi.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2013 kishin votuar 425,186 femra nga 867,036 që ishin të regjistruara apo 49.04% e tyre. Kjo shifër ishte më e lartë për rreth 38 mijë votues më shumë krahasuar me votuesit meshkuj. Në atë proces zgjedhor kishin votuar 387,627 meshkuj nga 912,321 të regjistruar apo 42.49% e tyre.
Po ashtu, sipas këtyre të dhënave, pjesëmarrja më e lartë e meshkujve është shënuar në zgjedhjet për Kuvend që u mbajtën para disa muajve, më 14 shkurt. Në këto zgjedhje kishin votuar 50.66% e votuesve meshkuj të regjistruar, ndërsa pjesëmarrja më e ulët e tyre është shënuar në Zgjedhjet Lokale të vitit 2013, ku kishin votuar 42.49% e votuesve meshkuj të regjistruar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












