Shqipëria
Busti i Skënderbeut do të vendoset në mes të parkut të Budapestit
Rama tha se vendi i zgjedhur është shumë pikant dhe strategjik
Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të ketë një bust në mes të parkut qendror të Budapestit të Hungarisë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që bashkë me kryeministrin Edi Rama ndodhen në Hungari, tha se piedestali tashmë është ngritur në mes të parkut të gjelbëruar dhe se busti do të vendoset në një ceremoni inaugurimi më 5 korrik në Budapest.
“Do të vendosim bustin, janë dy iniciativa, ku dhe mbretëresha Geraldinë do të ketë një monument tek Zogu i Parë te Ministria e Drejtësisë. Për bustin e Skënderbeut është vendosur piedestali dhe inaugurimi do të bëhet më 5 korrik në Budapest. Busti është krijuar nga Agim Rada me kontributin e Bashkisë Tiranë dhe është një dhuratë për Bashkinë e Budapestit”, tha Veliaj, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Rama tha se vendi i zgjedhur është shumë pikant dhe strategjik, ndërsa dha idetë e tij artistike: ‘Vendi është shumë pikant, po mendoja të merrnit leje që të bënit një tapet kuq e zi që të çon te busti i Skënderbeut. Është një vend shumë strategjik, shumë i bukur”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











