Kosova
Cahani tregon si do të investohen 6.7 milionë dollarë
Drejtori ekzekutiv i Gjirafa, Mërgim Cahani, ka shpjeguar se si do të investohen në tregun shqipfolës investimi i fundit prej Rockaway Capital dhe investitorëve tjerë
“Gjirafa” ka marrë një investim të dytë prej 6.7 milionë dollarësh nga po i njëjti investitor që e mbështeti edhe tre vite më parë me 2 milionë dollarë.
Investimi i dytë prej 6.7 milionë dollarësh nga Rockaway Capital do të ndihmojë startupin të zgjerojë aktivitetin edhe në vendet e rajonit.
Fokusuar ekskluzivisht në krijimin e një motori kërkimi për gjuhën shqipe, misioni i bashkëthemeluesit dhe CEO së Gjirafa Mërgim Cahani ishte të dixhitalizonte informacionin në gjuhën shqipe që nga itineraret e autobusëve tek databazat e bizneseve lokale.
Kjo përpjekje ka tërhequr vëmendjen e investitorëve tek një treg në rritje siç është ekonomia e internetit në Ballkan. Gjirafa gradualisht është shndërruar në një lider rjaonal në kërkim, e-commcerce dhe reklamim online.
Me investimin e fundit kompania do të mund të dyfishojë ekipin i cili aktualisht përbëhet nga 70 punonjës.
Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Gjirafa, Mërgim Cahani, në një intervistë në “Telegrafi.com” ka folur për investimin e fundit për dixhitalizimin e Ballkanit, projektet e kësaj kompanie për vitin 2019, si dhe potencialin që ka Kosova në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
“Investimet e tjera kanë ardhur prej disa investitorëve që ne i quajmë investitorë engjëj, pastaj kanë ardhur disa investime nga Seria A të Rockaway Capital, ku ka qenë 2 milionë dollarë dhe është Seria B prej 6.7 milionë dollarë. Në total kemi marrë afër 10 milionë dollarë me synim që të ndryshojmë thellësisht ekonominë e internetit, që do të thotë shërbime për konsumatorin online për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni”, ka thënë Cahani.
Ai në intervistë ka treguar se kush janë investitorët në këtë fond prej 6.7 milionë dollarësh, përcjell albinfo.ch.
“Investimi i fundit prej 6.7 milionë dollarë ka ardhur prej dy entiteteve, ku udhëheqës i investimit ka qenë Rockaway Capital që janë me bazë në Pragë por edhe në të gjithë Evropën. Rockaway Capital në porotofolion e vet ka mbi 30 kompani që kanë gjeneruar rreth 2 miliardë euro në vitin e kaluar dhe i ka 5,200 punëtorë. Përveç Rockaway Capital, kemi edhe individë investitorë nga SHBA-ja, të cilët kanë kontribuar në pjesën e investimit që të arrihet pjesa e 6.7 milionë dollarëve. Ata si kundërvlerë kanë marrë përqindje në kompani të cilët tash punojmë që ta rrisim kompaninë dhe interesi i tyre është besimi në vizionin që ta ndërtojmë një pjesë të Evropës të cila është harruar prej gjigantëve”, ka deklaruar ai.
Drejtori ekzekutiv i Gjirafa, Mërgim Cahani, ka shpjeguar se si do të investohen në tregun shqipfolës investimi i fundit prej Rockaway Capital dhe investitorëve tjerë.
“Investimi është në dy drejtime – e para, do të fokusohemi në tri grupe të produkteve, grupi një është e-commerce, jo vetëm GjirafaMall, Gjirafa50 (jo vetëm për teknologji por edhe për shërbime, duke filluar nga veshmbathjet, kozmetika, ushqimet, vegla pune dhe gjithçka në mes). Fokusi i dytë është në përmbajtje, apo në emisione argëtuese në GjirafaVideo. Ndërsa shërbimi i tretë janë ato që ne po dëshirojmë ta dixhitalizojmë vendin – këtu është Gjirafa.biz e cila aktualisht ka mbi 80 mijë pika të interesit. Drejtimi i dytë është zgjerimi i këtyre tri shtyllave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Pra, vizioni ynë është ndërtimi i shërbimeve të internetit për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe ofrimi i shërbimeve në diasporë në kuadër të GjirafaVideo”, ka shpjeguar Cahani.
Ai në intervistë ka folur edhe për planet e kësaj kompanie gjatë vitit 2019, ku pritet të punësohen punëtorë të rinj, si dhe ka folur për potencialin që ka Kosova, rajoni dhe diaspora në inovacion dhe teknologji.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












