Tematike
Caktohet vendi i qendrës federale për azilkërkuesit problematikë
Bazuar në ligjin e rishikuar të azilit, qendrat speciale janë paraparë si vende për pranimin e azilkërkuesve të cilët e pengojnë rendin në qendrat federale të strehimit ose rrezikojnë sigurinë dhe rendin publik
Të martën është marrë vendimi për vendin ku do të ngrihet njëra nga dy qendrat speciale federale për azilkërkuesit problematikë. Këshilli Federal është përcaktuar për një truall në komunën Les Verrieres të Kantonit të Neuchatel-it, të cilin tashmë e ka blerë për këtë qëllim.
Në këtë qendër mendohet të strehohen deri në 60 azilkërkues për një periudhë kohore që nuk mund të jetë më e gjatë se 140 ditë.
Ende mbetet e paqartë se kur do të hapet kjo qendër. Së pari duhet të bëhet meremetimi i godinës ekzistuese, shkruajnë në një komunikatë të përbashkët Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), Kantoni Neuchatel dhe komuna Les Verrieres.
Për të shmangur frikën eventuale që mund të kenë banorët lokalë nga hapja e kësaj qendre, autoritetet kanë vendosur ura komunikimi të rregullt me ta.
Bazuar në ligjin e rishikuar të azilit, qendrat speciale janë paraparë si vende për pranimin e azilkërkuesve të cilët e pengojnë rendin në qendrat federale të strehimit ose rrezikojnë sigurinë dhe rendin publik.
Dy qendra të tilla duhet të ngrihen në Zvicër, njëra, në Zvicrën frankofone (kjo në Les Verrieres) dhe një tjetër në Zvicrën gjermane, për të cilën ende nuk është caktuar vendi. Ai është duke u negociuar ende.
Në këto qendra, personeli kujdestar dhe ai i sigurisë do të jetë i përforcuar në mënyrë që të mundësohet një bashkëjetesë paqësore të të strehuarve me banorët lokalë. Qendrat do të kenë një mbikëqyrje më të madhe të hyrjeve dhe daljeve por ato megjithatë nuk janë të tipit të mbyllur.
Në vitin e parë të punës, në Les Verrieres do të mund të vendosen maksimalisht 20 persona. Më vonë, gradualisht do të rritet plotësimi i kapacitetit të qendrës deri në 60 persona të strehuar.
Siç dihet, ligji i rishikuar për azilin është votuar në shkallën prej 66.8% në referendumin e mbajtur më 5 qershor të këtij viti. Ky ligj në formën e tij të re parasheh që procedurat e azilit të kryhen nga fillimi deri në mbarim kryesisht në qendrat federale. Dhe në bazë të një plani nacional, qendrat federale të azilit duhet të ndahen sipas funksioneve të tyre specifike.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












