Kosova
Caritas-i zviceran ka plane bashkëpunimi me diasporën kosovare
Kreshnik Basha: "Në Zvicër janë regjistruar rreth 6000 biznese me njerëz me prejardhje nga Kosova. Këta njerëz përdorën njohuritë e tyre për të krijuar biznese të mira jashtë vendit dhe shumë nga këto janë histori të vërteta suksesi"
Ditë më parë, për një vizitë në Zvicër ka qëndruar nënkryetari i Caritas-it zviceran për Kosovë, Kreshnik Basha. Në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Bernë, Cariatas-i kishte organizuar një takim fillestar me përfaqësuesit afaristë nga diaspora e Kosovës në Zvicër. Albinfo.ch ka takuar z. Basha dhe ka zhvilluar një intervistë me të ku ai flet për 20 vjetorin e përfaqësisë së Caritasit zviceran në Kosovë, për punët e realizuara deri tash, projektet për të ardhmen, sfidat nëpër të cilat ka kaluar etj.
Caritasi Zviceran shënon përvjetorin e 20-të të angazhimit të tij në Kosovë. Cilat kanë qenë projektet më të mëdha të realizuara nga ju?
Caritasi Zviceran filloi angazhimin e tij në Kosovë në gusht të vitit 1999, kryesisht në fushën e rindërtimit. Në mbarë Kosovën, janë ndërtuar ose rindërtuar rreth 3.500-4.000 shtëpi, janë rinovuar më shumë se 10 shkolla fillore dhe gjithashtu janë ndërtuar rrugë. Në vitin 2004, fokusi i punës u zhvendos nga puna humanitare në atë për zhvillim në fushat e bujqësisë, arsimit dhe përfshirjes sociale.
Projekti i parë bujqësor filloi në vitin 2003 në komunën e Malishevës. Në fillim, bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë kishte përsëri një fokus të veçantë material, si stalla për lopëve, importet e lopëve etj. Gjithnjë e më shumë, projektet në këtë fushë u zhvendosën në zhvillimin e kapaciteteve të shoqatave të fermerëve. Që nga viti 2009 e tutje, do të përqëndroheshim më shumë në sektorët e kultivimit te frutave te malit, të mjaltit, dhe së fundi edhe të bimëve mjekësore dhe aromatike.
Në fushën e edukimit parashkollor, pilot programi i parë filloi në vitin 2002, ndërsa projekti i parë filloi në vitin 2004 në Drenas. Faza e parë u karakterizua me pajisjen e çerdheve dhe trajnimin e mësuesve. Në fazën e tanishme, përvoja afatgjatë e Caritasit Zviceran në fushën e edukimit parashkollor u është dorëzuar partnerëve lokalë, së bashku me përpjekjet për të harmonizuar kurrikulat dhe për të institucionalizuar qasjen e Caritasit Zviceran në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Në fushën e përfshirjes sociale, një projekt 5-vjeçar për integrimin e popullsisë Rome Ashkali dhe Egjiptase u implementua në Gjakovë nga viti 2000 deri më 2015. Përveç kësaj, Caritasi Zviceran ka mbështetur shumë organizata lokale, siç janë OJQ-të rinore, OJQ-të e grave dhe OJQ-të rome.
Në cilat fusha është përqendruar tani organizata zvicerane?
Bazuar në programin e Bashkëpunimit Ndërkombetar 2020, Caritasi Zviceran në Kosovë kryesisht fokusohet ne tri fusha: Sigurimi i ushqimit & Tregu; Arsim & Të hyrat; Migracioni.
Cilat ishin sfidat më të mëdha të kësaj organizate në Kosovë?
Sfida më e madhe e Caritasit Zviceran ishte faza emergjente menjëherë pas luftës në Kosovë.
Shumë familje po ktheheshin dhe na duhej t’i mbështesim ata për të krijuar kushte të qëndrueshme jetese që do të mundësonin kthimin e sigurt në Kosovë dhe kjo duhej të bëhej në një periudhë shumë të shkurtër.
Përveç kësaj, një sfidë tjetër gjatë zbatimit të projekteve ka qenë sigurimi i pronësisë vendore. Në projektet tona aktuale, ne bashkëpunojmë ngushtë me institucionet vendore dhe synojmë të ndërtojmë kapacitetet e tyre dhe të forcojmë ofrimin e shërbimeve.
Cilat janë synimet dhe qëllimet për të ardhmen?
Në kuadrin e programit aktual te Bashkëpunimit Ndërkombetar (deri në vitin 2020), ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në fushat e përmendura të aktiviteteve, me qëllim parandalimin dhe luftimin e varfërisë në Kosovë në mënyrë të qëndrueshme.
Në cilat fusha ka ndihmuar më shumë dhe në cilat ka nevojë më shumë në Kosovë për të investuar?
Gjatë 20 viteve të fundit kemi ofruar mbështetje në fushat e rindërtimit, përfshirjes sociale, bujqësisë dhe arsimit parafillor.
Këto ditë po qëndroni në Zvicër dhe keni organizuar një takim me bizneset e këtushme shqiptare, a mund të bëjë më shumë diaspora për Kosovën dhe si mund të bëj më shumë?
Në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Bernë, ne kemi organizuar një takim fillestar me përfaqësuesit afaristë nga diaspora e Kosovës. Në këtë takim kishim një atmosferë shumë konstruktive dhe përfaqësuesit e diasporës paraqitën disa shqetësime dhe ide që mund të nxisin investimet në Kosovë. Është përmendur se në Zvicër janë regjistruar rreth 6000 biznese me njerëz me prejardhje nga Kosova. Këta njerëz përdorën njohuritë e tyre për të krijuar biznese të mira jashtë vendit dhe shumë nga këto janë histori të vërteta suksesi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












