Shkurt.ch
Çdo i dyti kriminel i huaj lejohet të qëndrojë
Nga 1 tetori 2016 është në fuqi ligji për deportimin e të huajve kriminelë. Megjithatë, përherë të parë kanë dalë shifrat e dëbimit nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), e cila tregon sesa është zbatuar iniciative për dëbimin e të huajve kriminelë, shkruan msn.com.
Në 2017 janë regjistruar 1039 iniciativa për dëbim të kriminelëve, prej të cilëve 88 përqind me dëbime obligative të vendit.
Shumica e personave janë ata të cilët nuk kanë pasur vizë B ose C në Zvicër (86 përqind), pra ata që kanë qenë për qëndrim të shkurtër në Zvicër, azilkërkues, turistë ose persona të cilët kanë qëndruar ilegalisht në Zvicër. Shumica janë persona të gjinisë mashkullore (92 përqind).
54 përqind e të huajve kriminelë janë deportuar
Zyra Federale ka zbuluar 1210 raste të aktgjykimeve për dëbimin e të huajve kriminelë sipas ligjit të ri të futur në fuqi prej 1 tetorit 2016. Në 54 përqind të këtyre rasteve është shqiptuar pasa e depërtimit. Të huajt me vizë B ose C janë dëbuar në 10 përqind të rasteve, ndërsa të huajt tjerë përbëjnë 71 përqind të rasteve të dëbimit.
80 përqind e të paragjykuarve kishin dënim me burg. Prej të burgosurve vetëm 17 përqind ishin ata me dënime më pak se gjashtë muaj burg. Ndërsa nga numri i përgjithshëm i të dënuarve, më pak të dëbuar ishin ata që ishin dënuar me gjobë (3 përqind). Në këto raste përpiqej që i pandehuri të mos dëbohej.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë Ambasada e Republikës së Kosovës, nën përkujdesjen e veçantë të Ambasadorit Mentor Lafiti, organizoi një takim... -
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026











