Bota
Çdo i dyti vend në kampet e azilit mbetet bosh, Gjermania kalon krizën e refugjatëve
Kjo ka shkaktuar zbrazjen e kampeve të azilit, ku thuajse çdo i dyti vend është i lirë.
Fotografitë e kampeve të stërmbushura me azilantë në Gjermani gjatë 2015 po u vjen fundi. Rasti i njëjtë paraqitet edhe në landin gjerman të Nordrhein-Westfalen, ku krahas zvogëlimit linear të azilkërkuesve, ku vetëm gjatë gjysëms së parë të 2018 kanë ardhur rreth 2600 azilkërkues, është shtuar edhe numri i të larguarve – pasi nuk kishin gjasë për përfitimin e azilit.
Në NRW refugjatët kanë më tepër shanse për të fituar mbrojtjen si refugjat: prej 3000 vendimeve që ka marrë gjatë qershorit 2018, 28 për qind e tyre kanë fituar mbrojtjen. Në gjithë Gjermaninë, kjo shifër është 26 për qind. Në të njëjtën kohë nga NR janë dëbuar më shumë azilkërkues sesa në rajonet tjera. 11.300 të ardhur janë larguar vullnetarisht drejt vendeve të origjinës në 2017: shumica serbë, shqiptarë dhe kosovarë. Në asnjë land tjetër gjerman nuk janë larguar aq shumë persona. 6300 tjerë janë dëbuar, që është një e katërta e dëbimeve të përgjithshme në gjithë Gjermaninë, shkruan wr.de, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka shkaktuar zbrazjen e kampeve të azilit, ku thuajse çdo i dyti vend është i lirë.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais












