Shkurt.ch
Çdo i dyti zviceran është i lumtur me gjendjen e tij financiare
Një në tre burra presin që gjendja e tyre financiare të përmirësohet, krahasuar me një në katër gra
Një në dy zviceranë është i kënaqur me gjendjen e situatës financiare, sipas një studimit të fundit.
Vetëm një e treta (28%) presin që financat e tyre të përmirësohen në vitin 2019, shkruan “Swissinfo”.
Popullsia frankofone po ndihet shumë më pozitive se vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Gati një e treta (29%) e popullsisë franceze të Zvicrës është e pakënaqur me financat e tyre, krahasuar me 39% të një viti më parë.
Ndërkohë, burrat janë më optimistë se gratë sa i përket përmirësimit të gjendjes financiare, përcjell tutje albinfo.ch.
Një në tre burra presin që gjendja e tyre financiare të përmirësohet, krahasuar me një në katër gra.
Nëse shpenzimet duhej reduktuar, 62% e të anketuarve shohin potencial të konsiderueshëm të kursimeve në elektronikë dhe 58% në veshje. Vetëm 31% e tyre mendojnë të heqin dorë nga automjeti i tyre dhe 23% pasionin ose hobi. Dhe vetëm 7% do të ishin të gatshëm të kërkonin strehim më të lirë në rast të vështirësive financiare.
Anketa u krye në dhjetor 2018 dhe u konsultua me 1043 njerëz në Zvicër.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë Prodhimi në sektorin sekondar të Zvicrës vazhdoi të bjerë në tremujorin e parë të vitit 2026.... -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm -
Një nga viktimat franceze të Crans-Montanës kërkon kompensim prej 7.5 milionë frangash













