Maqedonia
Çdo i treti student në Maqedoninë e Veriut mendon të migrojë jashtë vendit
Edhe pse Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në Paris raportoi së fundmi një ulje prej 20% të migracionit drejt vendeve të pasura, të rinjtë nga Maqedonia e Veriut vazhdojnë të shohin migrimin si një mundësi serioze. Sipas të dhënave të një studimi të fundit të Universitetit të Tetovës (UNT) në bashkëpunim me universitete rajonale dhe ndërkombëtare, çdo i treti student ka migruar ose po planifikon të migrojë jashtë vendit.
Dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Arta Xhelili, thekson se migrimi është një sfidë e përbashkët për rajonin: “Nuk do të thotë se Ballkani ka probleme më të mëdha se vendet e tjera. Çdo shtet përballet me sfidat e veta, megjithatë trendi i të rinjve që dëshirojnë të largohen është i lartë. Në Maqedoninë e Veriut, rreth 57% e të anketuarve shprehën interes për të migruar.”
Hulumtimet tregojnë se arsyeja kryesore mbetet ekonomike, por vitet e fundit po vihen re edhe faktorë kulturorë si një shtysë për largim. Profesoresha Elisabeta Bajrami Olloku sqaron: “Faktori ekonomik mbetet vendimtar, pasi të rinjtë shpesh ndjejnë se tregu i punës nuk ofron mjaft mundësi. Megjithatë, po shfaqen gjithashtu faktorë kulturorë që dikur nuk ishin aq të dukshëm.”
Edhe një studim i Institutit për Hulumtime Politike në Shkup, i publikuar në maj, tregon se një e treta e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut po konsiderojnë të largohen nga vendi. Interesi më i madh për emigrim vërehet tek grupmoshat 30–50 vjeç.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dekreti i Presidentes dhe interpretimi i neneve 82 dhe 86 lidhur me shpërndarjen e Kuvendit Ky opinion juridik paraqet një analizë të shkurtër lidhur me përcaktimin e momentit kur konsiderohet se... -
“Gratë dhe dhuna në familje e shoqëri” në fokus të tryezës diskutimi në Cyrih me rastin e 8 Marsit -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit
Jeta në Zvicër
-
Kerzers: Dëshmitarët thonë se “një person ka përdorur qëllimisht një pajisje ndezëse” Identitetet e të plagosurve janë përcaktuar. Sipas policisë, identifikimi i të ndjerëve është ende në pritje... -
Guy Parmelin i tronditur nga zjarri në Chiètres -
Zvicër: Policia dyshon për veprim të qëllimshëm pas zjarrit në autobus në Chiètres -
Raporti i ekspertëve: Humbjet e Zvicrës nga marrëveshjet me BE-në do të jenë minimale -
Zjarr në një autobus postar në qendër të Kerzers, disa viktima dhe të plagosur












