Bota
Çdo vit, Kroacia humb 15 000 banorë
Largimi në masë i trurit nga Lindja drejt Perëndimit është një çështje ekzistenciale, ndërkohë që gjysma e BE-së po përballet me pakësimin e popullsisë dhe ky është një problem që duhet diskutuar në nivel europian, u shpreh kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, për të përditshmen franceze “Le Monde”.
“Kroacia po humb çdo vit një qytezë me 15 000 banorë dhe, për Kroacinë, kjo është një çështje ekzistenciale”, tha Plenkoviç gjatë intervistës.
“Falë turizmit, ky problem është më i vogël në Dalmaci, por në Kroacinë Lindore, për shkak të plakjes së popullsisë dhe mungesës së vendeve të reja të punës, njerëzit po largohen për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vende të tjera europiane”, vazhdoi ai, duke theksuar se populistët marrin shumicën e votave në Kroacinë Lindore.
Pyetjes, nëse duhet kufizuar liria e lëvizjes për të frenuar problemin, Plenkoviç iu përgjigj negativisht, duke thënë se vënia në pikëpyetje e lirisë së lëvizjes do të nënkuptonte ngacmimin e shtyllës kurrizore të projektit europian.
“Vendet e reja anëtare duhet të vazhdojnë të përdorin ndihmën europiane me qëllim që t’i afrohen hapit të vendeve më të zhvilluara dhe për të reduktuar hendekun social.
Ne duhet të kemi, gjithashtu, edhe një rregullore publike për rivitalizimi demografik, që ka qenë i suksesshëm në vendet e përballura me të njëjtat probleme”, tha kryeministri kroat, duke përmendur edhe uljen e taksave për të rinjtë nga ana e qeverisë kroate.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












