Futboll
Celina po shkëlqen me Swansean
Futbollisti shqiptar është në top formë për klubin që garon në Championship
Besant Celina po shkëlqen në këtë sezon me Swansean pas largimit nga Manchester City.
Ai tashmë është një figurë kyçe në planet e trajnerit Graham Potter, pasi cilësitë e futbollistit shqiptar janë të jashtëzakonshme.
Mesfushori kreativ ka shënuar dy herë në katër ndeshjet e fundit. 22-vjeçari po vjen gjithnjë e duke u përmirësuar, duke rritur kontributin e tij në ekip, shkruan faqja zyrtare e Swanseas, përcjell albinfo.ch.
“Jam i kënaqur me mënyrën se si po luaj. Po kënaqem duke luajtur këtu”, është shprehur Celina.
“Duhet vetëm të shënoj më shumë gola dhe duhet të përmirësohem në këtë aspekt. Jam lidhur me shokët e ekipit tim dhe po e bën atë çfarë po thotë menaxheri im. Fillimi nuk ishte i lehtë, megjithatë, tani jam adaptuar. Duhet të kontribuoj më shumë për skuadrën”, deklaroi Celina.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












