Futboll

Top klubet evropiane, pas yllit të ri shqiptar

Marash Kumbulla ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira në këtë edicion në kampionatin italian

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, është vetëm 20-vjeçar, por po shkëlqen në kampionatin italian me Veronën.

Pikërisht në ditëlindjen e 20-të të shtunën dhuroi një super paraqitje kundër Juventusit, përcjell albinfo.ch.

Ai shënoi një gol, që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, derisa në fund fitoi një penallti për skuadrën e tij që triumfoi 2:1. Kumbulla mori notë të lartë nga mediat italiane, derisa në disa media ishte edhe lojtari i ndeshjes.

Mediat italiane raportojnë se Kumbulla po kërkohet nga Manchester United dhe Manchester City.

Gjithashtu edhe Inter, Lazio e Napoli po e kërkojnë në Itali.

Ofertat pritet të rriten, pasi me paraqitjet e tij vetëm sa po i rritet vlera.