Lajme
Certifikatave të vjetra Covid në Zvicër mund t`u dalë afati që nga shkurti
Nëse propozimi zbatohet në këtë formë, certifikatat më të vjetra se nëntë muaj do të skadojnë në fillim të muajit të ardhshëm

Këshilli Federal propozon rshkurtimin e periudhës së vlefshmërisë së certifikatave zvicerane Covid për personat e vaksinuar dhe të shëruar, trasnmeton albinfo.ch. Shkurtimi do të bëhej nga një vit, sa është aktualisht, në 270 ditë.
Qëllimi është të sigurohet që certifikata të vazhdojë të njihet nga BE-ja. Nëse propozimi zbatohet në këtë formë, certifikatat më të vjetra se nëntë muaj do të skadojnë në fillim të muajit të ardhshëm, shkruan srf.ch.
Kjo është bërë e ditur sot nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), përcjell albinfo.ch. Zyra në fjalë nuk ka mundur të japë ndonjë informacion se sa njerëz mund të preken nga ky shkurtim
Aktualisht nuk janë planifikuar përjashtime lidhur me certifikatën. Sidoqoftë, të prekurit kanë ende dy javë për të bërë vaksinimin e tyre përforcues (të tretë).
Tobias Bär, zëdhënësi i medias për Konferencën e Drejtorëve Kantonalë të Shëndetësisë (GDK), ka njoftuar se më shumë se gjysma e njerëzve për të cilët është lejuar vaksinimi përforcue, e kanë marrë tashmë atë.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Kurti vizitoi shkollën shqipe në Nju-Jork Rëndësia e mësimit të gjuhës shqipe për integrim pa asimilim u theksua në vizitën e Kryeministrit...
-
Vizitë studimore në Kosovë, në prag të 60-vjetorit të FABIA-s nga Lucerni
-
Dua Lipa të hënën performon në “Stadthalle” në Vjenë, shiten të gjitha biletat
-
FB Constructions SA, një rrëfim suksesi në ndërtimtari
-
Mbahet manifestimi tradicional letrar “Azem Shkreli”
Jeta në Zvicër
-
Vizitë studimore në Kosovë, në prag të 60-vjetorit të FABIA-s nga Lucerni Në prag të gjashtëdhjetëvjetorit, FABIA ka organizuar një vizite studimore në Kosovë. Në program ka përfshirë...
-
Zvicër: Çmimet e energjisë elektrike do të rriten vitin e ardhshëm
-
Sa % e refugjatëve ukrainas kanë gjetur punë në Zvicër
-
10 fshatrat më të bukura të Zvicrës që duhet t’i vizitoni
-
10 pyetjet më befasuese në provimin e shtetësisë së Zvicrës