Të tjera
Çfarë do të prodhojnë zgjedhjet në Preshevë?
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se kryetari i ardhshëm i Preshevës nuk duhet të trajtojë tema kombëtare në mënyrë propagandistike.
Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se zgjedhjet e sotme janë të tretat me radhë në katër vjetët e fundit. Sipas tij, këto tregojnë për mungesën e stabilitetit politik në këtë komunë, përcjell Albinfo.ch.
“Po, shpresoj që zgjedhjet e sotme përfundimisht do të ndërtojnë një stabilitet politik për qeverisjen e Preshevës. Për një qeverisje që do të jetë në shërbim të qytetarëve, për nevojat e tyre, sociale, të infrastrukturës. Zgjedhjet në Preshevë kanë peshë dhe rëndësi edhe për karakterin nacional, por edhe për karakter për veprim politik të shqiptarëve edhe për nivel rajonal. Prandaj besoj që edhe qytetarët do të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar”, deklaron ai.
Ai shton se qytetarët në Preshevë përballen me probleme të mëdha edhe për shkak të mungesës së stabilitetit në vend. Ndaj ai thekson se lugina ka nevojë për politikë të fortë, i cili di të sillet edhe me qeverinë e Beogradit.
“Unë besoj që vetë rezultati zgjedhor do të dëshmojë se kë do të përkrahin dhe cilin program do të përkrahin qytetarët. Kjo do të dëshmojë se cilat janë obligimet dhe përgjegjësitë e një kryetari të ardhshëm, i cili duhet në radhë të parë të jetë transparent dhe të merr përgjegjësitë për gjendjen në këtë komunë dhe i cili duhet të ofrojë një partneritet me rivalët politikë për të ndërtuar një stabilitetin e munguar politik, i cili ka munguar në komunën e Preshevës”, shton ai.
Për më tepër, kreu i PVD-së, Shaip Kamberi thotë se kryetari i Preshevës nuk duhet që në mënyrë propagandistike të merret me tema kombëtare. Sipas tij, kryetari i ardhshëm i kësaj komune duhet të krijojmë bashkëpunim me institucionet në Kosovë.
“Ne shpesh kemi pasur ide të atilla që në opinion janë dukur atraktive, por që faktikisht në real-politik kanë qenë iluzore që qytetarëve nuk u kanë ofruar asgjë tjetër përveç ndoshta një mundësi të momentit”, shprehet ai.
Kamberi shton se këto zgjedhje po mbahen në kushte të jashtëzakonshme, ai shprehet i kënaqur me daljen e qytetarëve, ani pse nuk ka pasur numër të madh të votuesve nga diaspora
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse Që nga 1 janari, tani është e mundur të blini energjinë elektrike direkt nga fqinjët tuaj... -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden













