Lajme
Cilat ilaçe po mungojnë në Zvicër?
Zvicra prej muajsh po përjeton mungesë të barnave dhe situata nuk pritet të zgjidhet shpejt
Rreth 125 medikamente ose janë në mungesë ose mungojnë fare nga farmacitë zvicerane, një situatë të cilën Zyra Federale për Furnizimin Ekonomik Kombëtar (FONES) e konsideron “problematike”.
Mungesa prek barnat që mund të blihen me dhe pa recetë të mjekut, si dhe ato që përdoren vetëm në mjediset spitalore për të menaxhuar dhimbjen, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Ndër medikamentet që janë të vështira për t’u gjetur tani janë ilaçet kundër dhimbjes Paracetamol; ilaç anti-inflamator, me bazë aspirinë Aspegic; antibiotik Amoxicillin; Stilolapsa adrenaline vetinjektuese Epipen që përdoren në rastet e reaksioneve të rënda alergjike; ilaç kundër ankthit Temesta; si dhe shurupet për kollën e fëmijëve.
Një nga arsyet e mungesës janë ndërprerjet e prodhimit të shkaktuara nga bllokimet, veçanërisht në Kinë.
Fabrikat në Kinë, të cilat prodhojnë substanca aktive për medikamente të shitura në Zvicër dhe Evropë, kanë mbetur pa punë mes rritjes së rasteve të Covid-19 në atë vend.
Gripi dhe sëmundjet e frymëmarrjes që kishin goditur muajt e fundit, gjithashtu shteruan stoqet, duke kontribuar më tej në mungesë, përcjell tutje albinfo.ch.
Për t’u përballur me këtë situatë, qeveria ka nisur një grup pune të përbërë nga përfaqësues të farmacistëve kantonalë, rregullatorit të barnave Swissmedic, organizatës ombrellë të farmacistëve Pharmasuisse dhe Zyrës Federale të Shëndetit Publik.
Paneli po shqyrton masat e mundshme të menjëhershme, qoftë edhe afatshkurtra, “në veçanti, për të vendosur kontakte shtesë me industrinë [farmaceutike] për të parë se çfarë mund të vendoset shpejt”, sipas zëdhënësit të FONES, Christoph Trösch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv













