Lajme
Çfarë po ndryshon në Zvicër këtë javë?
Nga rihapja e shkollave dhe rregullat e reja në restorantet e Bernës, e deri te pezullimin i një shërbimi ndërkombëtar treni, këto janë ngjarjet në Zvicër këtë javë.
Shkollat
Shkollat po rifillojnë në kantonet e Appenzell Innerrhoden, Jura, Neuchâtel, Graubünden, Luzern, Nidwald, Uri, Valais, Zug, Cyrih dhe në pjesën frëngjishtfolëse të Bernës.
Në 11 kantonet, ku shkollat u hapën më 10 gusht, maska nuk kërkohet në klasat fillore, të cilat përfshijnë kopshtin e fëmijëve deri në klasën e gjashtë në shumicën e rajoneve.
Nga shkollat që rifillojnë këtë javë, vetëm Berna, Jura, Luzerni, Neuchâtel dhe Cyrih kërkojnë maska në shkollat e mesme dhe ato profesionale, kur distanca prej 1.5 metrash nuk mund të respektohet.
Ndërsa shkollat në Solothurn, të cilat u rihapën më 10 gusht, nuk kërkonin maska, por nga e hëna mbrojtja e gojës dhe hundës do të jetë e detyrueshme në klasë dhe jashtë saj.
Restorantet në Bernë
Nga e hëna klientët e brendshëm të restoranteve dhe bareve në kantonin e Bernës do të duhet të lënë kontaktin e tyre.
Rregulli i ri shkon më larg se ligji federal, i cili përcakton se regjistrimi është i detyrueshëm vetëm në rastet kur distanca prej 1.5 metrash nuk mund të mbahet.
Departamenti i Shëndetësisë tha se rregullorja është miratuar sepse “në përvojat fillestare të gjurmimit të kontakteve, të dhënat e siguruara nuk ishin të mjaftueshme”.
Tani, përveç emrit dhe numrave të tyre të telefonit, klientët gjithashtu do të duhet të japin datën e lindjes dhe adresën e tyre të plotë.
Ky rregull i ri nuk vlen për tarracat dhe hapësirat në natyrë.
Pezullimi i përkohshëm i shërbimit hekurudhor drejt Italisë
Nëse po planifikoni një udhëtim me tren në Milano në dy javët e ardhshme, do të duhet të gjeni një mjet alternativ të transportit.
Nga 16 gushti deri më 6 shtator, trenat e Eurocity që lidhin Gjenevën, Llozanën, Bazelin dhe Bernën me Milanin nuk do të punojnë, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes në të dy anët e kufirit italiano-zviceran, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













