Lajme
Çfarë pritet nga takimi i kancelares Merkel me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor
Ditën e hënë kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të bisedojë për herë të fundit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Konferenca e parë u mbajt në 2014 dhe u cilësua si ndër nismat më të rëndësishme të kancelares në politikën e jashtme.
Një proces që lindi për shkak të shumë bllokadave dhe rezervave ndaj zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit, ndaj duheshin mbajtur në rrugën europiane pavarësisht rezistencës së disa vendeve anëtare.
Që prej 2014, çdo vit janë mbajtur konferenca të të njëjtit format, me përfaqësues të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisionit Europian dhe përfaqësues të disa vendeve anëtare.
Pas 7 vjetësh mund të thuhet se nuk ka shumë përparime, kështu që as kjo konferencë nuk pritet të sjellë ndonjë rezultat të prekshëm, veçse të riprodhojë vetveten dhe të deklarohet sërish mbështetja për rrugën europiane të 7 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Zyrtarë të lartë të CDU/CSU kanë deklaruar se “Formati, në të cilin do të vijojë trashëgimia e kancelares pas largimit të saj nga detyra, vjeshtën e këtij viti, do të njoftohet përfundimisht pas takimit të Merkel me homologët e saj, por mesazhi që do të dalë nga ky takim është i qartë: “Ai do të ritheksojë perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të konfirmojë vijimësinë e Procesit të Berlinit”.
Ekspertët thonë se në Ballkan ky proces nuk ka ndonjë imazh të mirë, madje shumë e cilësojnë thjesht një mundësi që liderët e rajonit të takohen me udhëheqës të Bashkimit Europian. Ndërsa në jetën e përditshme të qytetarëve rezultati i prekshëm ka qenë heqja e tarifave ‘roaming’ prej datës 1 korrik.
Për organizatorët, ky proces ka sjellë më shumë. Ata vlerësojnë se “infrastruktura e transportit dhe energjisë është zgjeruar në shtatë vitet e fundit dhe është lidhur me korridoret e BE-së. Ndërsa krijimi i Zyrës Rajonale të Rinisë, që ka bashkuar të rinjtë e rajonit, është një zhvillim i orientuar drejt së ardhmes”.
Ndërkaq, nuk ka rezultate për sa i përket tregut të përbashkët rajonal, që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Një vit më parë konferenca për këtë proces u mbajt në Sofje, dhe kancelarja Merkel bëri thirrje për pajtim mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjë që nuk ndodhi. Në takimin e së hënës mesazhi pritet të jetë i njëjtë: Pajtohuni, kësaj here shkon për Kosovën dhe Serbinë./Euronews
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












