Futboll
Çfarë tha Yakin për ndeshjen me Kosovën dhe Izraelin?
Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar dje listën e lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion për tri ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Yakin, mes tjerash, ka folur edhe për ndeshjen me Kosovën, e cila do të zhvillohet në Basel më 18 nëntor.
Ai ka deklaruar se fillimisht do të përqendrohen te përballja me Izraelin, duke e anashkaluar Kosovën.
“Lojtarët e dinë këtë lloj stresi. Ne kemi nevojë për lojtarë në formë. Pas ndeshjes me Izraelin do të shohim se kush do të rikuperohet dhe sa shpejt. Nuk po mendoj ende për ndeshjen me Kosovën”, ka deklaruar Yakin gjatë konferencës për shtyp ku zbuloi lojtarët.
Përndryshe grupin I e kryeson Rumania me 16 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje, Zvicra është e dyta me një pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në vendin e tretë është Izraeli me 11 pikë, me dy takime më pak të luajtura. Në pozitën e katërt është Kosova me shtatë sosh.
Në vendin e pesë dhe të gjashtë është Bjellorusia dhe respektivisht Andorra me vetëm dy pikë.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë











