Futboll
Çfarë u tha në konferencën para ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit?
Në kuadër të Grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nesër do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit nga ora 20:45. Në këtë grup garojnë edhe Rumania, Zvicra, Bjellorusia dhe Andorra, ndërsa vetëm dy ekipet e para arrijnë kualifikimin.
Në konferencën për media të zhvilluar sot, kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, i pyëtur nëse pret që futbollistët izraelitë të fishkëllehen nga tifozët kosovarë, u shpreh se secili e ka përgjegjësinë e vet dhe nuk interesohet personalisht për një çështje të tillë, shkruan albinfo.ch.
“Për Izraelin është lojë e veçantë, por nuk dua të flas jashtë fushës. Fishkëllima ka në të gjitha stadiumet dhe fishkëllimat dhe protestat ne nuk mund t’i ndalim, kështu që, ne brenda fushës do të mundohemi të luajmë futboll, sa u përket tifozëve jashtë fushës, secili e ka përgjegjësinë e vet, prandaj nuk jam i interesuar për këtë punë personalisht”, tha Muriqi.
Në anën tjetër, trajneri i Kosovës, Primoz Gliha, u shpreh se lufta Izrael-Hamas nuk duhet të ndikojë në këtë ndeshje dhe se për të nuk është diçka e jashtëzakonshme të luash futboll në kohë lufte.
“Për mua, nuk ndikon aspak, sepse kjo është jeta, ne kemi pasur luftë në Jugosllavi, kemi luajtur në kushte të ngjashme. Por, futbolli është futboll. Jam shumë i pikëlluar për këtë luftë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, trajneri izraelit, Alon Hazan dhe kapiteni Eli Dasa janë shprehur se kombëtarja e Izraelit ndihet e sigurt në Kosovë, teksa e falënderuan Kosovën për mirëpritjen, pasi mbërritën në Prishtinë mbrëmë nën masa të rrepta të sigurisë.
E-Diaspora
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG Pronari i restorantit, Musa Komani, nga Gjakova tregon për albinfo.ch se si ka marrë guximin të...
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
Jeta në Zvicër
-
Një shtytje që pasaportat zvicerane të bëhen ‘pa gjini’ Sipas profesorit të drejtësisë, Thomas Geiser, nuk ka më asnjë arsye që shteti të bëjë dallim...
-
Kungulli më i rëndë i Zvicrës peshon mbi 700 kilogramë
-
93 për qind e mikroplastikave në Zvicër vijnë nga gomat
-
Zvicër: Po shtohen sulmet ndaj kontrollorëve të parkimit
-
Inflacioni zviceran bie nën 1 për qind për herë të parë në tre vjet