Sport
Chalenge liga, liga e dytë
Armando Sadiku edhe në këtë xhiro shënoi dy gola dhe ishte më meritori për fitore
Në ndeshjen e Chalenge Ligës, Lucarno-Kriens 3:0, më meritori për fitoren e vendësve ishte shqiptari Armando Sadiku, i cili luajti tërë ndeshjen dhe ishte realizues i dyfishtë. Golin e parë ai e shënoi në minutën e 32 dhe të dytin, për rezultatin përfundimtar në minutën e 91 të lojës.
Për Kriensin, nga fillimi u aktivizuan Gëzim Shalaj dhe Genc Mehmeti. Ky i dyti u zëvendësua në minutën e 35.
Në ndeshjen Wil-Aarau 1 : 0 fitoren e shijoi me lojë Ifraim Alija i cili luajti vetëm nga minuta e 86. Për Aarau nuk luajtën fare Shkelzen Gashi dhe Skender Zeqiri.
Winterthuri dhe Schaffhausen i ndanë pikët duke luajtur pa gola, me ç`rast për të dy ekipet u aktivizuan tërë ndeshjen nga një shqiptar. Për vendësit Ermir Lenjani dhe për mysafirët Visar Berisha.
Në fitoren e Luganos 2 me 1 si vendës ndaj Yverdonit, kontribut dha edhe Sehar Fejzullahi i cili luajti deri në minuten e 79. Në barazimin 1 me 1 në takimin Delemont-Vaduz, Kadri Hamzaihyri në lojë nga minuta e 81. (S.S.)
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













