Sport
Chalenge ligue-liga e dytë
Shqiptarët shënuan golat e vetëm në ndeshje: Armando Sadiku për Locarnon në minutën e 57, kurse Shkëlzen Gashi për Aarau-n, në atë 59
Në kuadër të javës së 24 të Chalenge ligës-ligës së dytë futbollistike të Zvicrës, ndeshja FC Locarno-FC Aarau e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1 : 1, ishte e veçantë për faktin se të dy golat u shënuan nga futbollistët shqiptarë. Armando Sadiku nga Shqipëria shënoi për Locarnon në minutën e 57, kurse rezultatin e barazoi shqiptari nga Kosova Shkëlzen Gashi i cili shënoi për Aarau-n dy minuta më vonë, në minutën e 59. Në radhët e Aarau-t nga minuta e 88 u aktivizua edhe Skender Zeqiri.
Ne ndeshjen FC Delemont- FC Biel-Bene në fitoren e vendësve 2 :1 ndihmoi edhe Muharrem Xhaqku i cili luajti tërë ndeshjen deri sa në radhët e mysafirëve, Labinot Sheholli luajti nga fillimi e deri në minutën78.
Futbollisti shqiptar Sehar Fejzullahi i cili luan për FC Lugano arriti të shënojë nga penaltia në minutën e 20 në ndeshjen kundër FC Stade Nyonnes. Por kjo nuk mjaftoi për ekipin e tij pasi që Lugano si vendës pësoi humbje me rezultat 1 : 2.
Futbollistë shqiptarë me prezencë më të madhe, gjithsej 5 dhe një rezervë, ishin në ndeshjen FC Wohlen-FC Kriens 1 : 2. Në radhët e vendësve Alban Pnishi luajti tërë ndeshjen. Tërë ndeshjen u angazhua edhe Naim Haziri i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 66. Altin Osmani u aktivizua nga fillimi deri në minutën e 66. Si zëvendësues por që nuk luajti fare ishte edhe Flamur Tahiraj. Në anën tjetër në radhët e klubit Kriens, Genc Mehmeti luajti nga fillimi i ndeshjes. Ai në minutën e 14 u ndëshkua me karton të verdhë. Mehmeti në minutën e 70 u zëvendësua nga futbollisti tjetër shqiptar Gëzim Shala i cili po ashtu u ndëshkua me karton të verdhë në fund të ndeshjes, në minutat shtesë, 92-të.
Në fitoren si mysafir të FC Yverdonit ndaj FC Winterthur 2 me 1 në ekipin mysafir nga minuta e 46 u aktivizua edhe Florent Pepshi, kurse për ekipin vendës, FC Winterthur, nga fillimi e deri në minutën e 78 luajti Granit Lekaj ndërsa Ermir Lenjani hyri në lojë nga minuta 57.
Në ndeshjen FC Schaffaussen – FC Wil 1 : 3, për vendës luajti nga fillimi e deri në minutën e 72 Visar Berisha, kurse fitoren e mysafirëve e shijoi vetëm në minutën e fundit të ndeshjes kur edhe u fut në lojë për FC Will, Ifraim Alija.
Në dy ndeshjet tjera, FC Servete-FC Vaduz 3 : 1 dhe FC Chiasso-FC Lausanne sport 1 : 2 nuk u aktivizua asnjë futbollist shqiptar. (S.S.)
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive Me kërkesë të prokurorisë publike dhe policisë, shërbimet komunale të Olen në Belgjikë çmontuan një plantacion...
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
-
Gjermani
Dy shqiptaret që morën vëmendje gjatë ndeshjes Bayern Munich-Real Madrid në Allianz Arena
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
Jeta në Zvicër
-
McDonalds do të hapë shtatë restorante të reja në Zvicër këtë vit Gjiganti amerikan i ushqimit të shpejtë McDonald’s planifikon të hapë shtatë lokacione të reja në Zvicër...
-
Zvicër: Së shpejti pritet ulje e çmimit të faturave të energjisë elektrike
-
10 muaj burgim me kusht për kosovarin, shantazhoi burrat
-
Inteligjenca artificiale ndihmon në vlerësimin e rrezikut të ortekëve në Zvicër
-
Zviceranët, gjithnjë e më të pasur