Futboll
Challandes nuk vajton mungesat, optimist për sfidën me Malin e Zi
Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala janë mungesa të sigurta, derisa Ylldren Ibrahimaj dhe Ibrahim Dreseviq nuk kanë marrë leje nga FIFA
Kosova sonte (20:45) është mysafire me Malin e Zi, në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.
Takimi do të zhvillohet pa shikues, pas koreve raciste të malazezve në ndeshjen me Anglinë, përcjell albinfo.ch.
Kosova do të ketë disa mungesa për këtë sfidë. Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala janë mungesa të sigurta, derisa Ylldren Ibrahimaj dhe Ibrahim Dreseviq nuk kanë marrë leje nga FIFA.
Në dyshim është edhe qendërmbrojtësi Amir Rrahmani. “Dresheviq dhe Ibrahimaj, nuk do të paraqiten pasi që ende nuk është kompletuar dokumentacioni i FIFA-s, kurse për Hadergjonaj është gati për të luajtur”, ka thënë Challandes në konferencën për media.
Ai shtoi se kjo ndeshje nuk është aq speciale për Aro Muriq, i cili më herët ka mbrojtur për Malin e Zi.
Trajneri zviceran shtoi se do të luajnë për rezultat pozitiv dhe ka të qartë ekipin që do të luajë, por nuk do të zbulojë.
Kjo është ndeshja e dytë për Kosovën, pas barazimit me Bullgarinë në Prishtinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













