Sport
Challandes: “Unë nuk po ia vjedh lojtarët Zvicrës”
"Në Zvicër mediet duan të më prezantojnë si vjedhës, edhe pse unë nuk vjedh asgjë e as nuk vendos asgjë. Ata që vendosin janë lojtarët, prindërit e tyre dhe familjet"
“Sipas një thashethemi të përhapur në fund të shkurtit nga “Kosovo Football”, ylli i Sionit dhe lojtari i Kombëtares Zvicerane U21, Bastien Toma ashtu si dhe legjionari i Huddersfieldit, Florian Hadërgjonaj, kanë vendosur të luajnë për Kosovën dhe jo për Zvicrë”n, shkruan blick.ch.
“Por çfarë ka të vërtetë këtu? Hadërgjonaj na drejton te këshilltari i tij, i cili aktualisht nuk dëshiron të flasë. Ndërsa agjenti i Bastien Tomas thotë se asgjë nuk është vendosur dhe se lojtari i tij tash për tash po angazhohet në U21″, transmeton albinfo.ch.
Për këto dhe çështje tjera, mediumi në fjalë ka pyetur edhe kryetrajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, zviceranin Bernard Challandes. I pyetur se si u qaset ai lojtarëve me dyshtetësi (zvicerane dhe kosovare), trajneri thotë se është në kontakt me lojtarët dhe u tregon atyre interesimin.
“Do të isha një idiot nëse nuk do ta bëja këtë. Më shumë se kaq unë nuk bëj. Aspekti patriotik është çështje shumë e ndieshme. Unë nuk bëj presion, as mbi këshilltarin dhe as mbi lojtarët ose prindërit e tyre. Kur ndonjëri përcaktohet për Zvicrën, unë e kuptoj atë plotësisht. Kjo për faktin se Zvicra është kualifikuar në kampionatet e fundit botërore dhe evriopiane. Po të isha unë lojtar, do të zgjidhja Zvicrën, nëse do të kisha një shans real për të qenë pjesë e Natit”.
“Po nëse oferta nuk do të vinte?”, është pyetja e radhës, përcjell albinfo.ch. “Në një rast të tillë ne jemi të gatshëm të pranojmë lojtarët në mesin tonë”, thotë ai.
Challandes i përgjigjet edhe pyetjes lidhur me tekstin e botuar në “Kosovo Football”.
“Kjo të bën nervoz! Në Zvicër mediet duan të më prezantojnë si vjedhës, edhe pse unë nuk vjedh asgjë e as nuk vendos asgjë. Ata që vendosin janë lojtarët, prindërit e tyre dhe familjet. Dhe, në Kosovë bëjnë vazhdimisht presion mbi mua. Lajmet e tilla shkaktojnë stres të madh pasi që shqetësojnë familjet e lojtarëve. Nga kjo, ne rrezikojmë edhe të humbasim ndonjë lojtar. Dhe kur ndonjëri prej tyre vendos kundër Kosovës, ai shpejt shpallet tradhtar, ndërsa unë pastaj jam ai që nuk e ka penguar këtë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” Aktiviteti, i organizuar nga NCBI Switzerland në bashkëpunim me Parlamentin e Refugjatëve, shërbeu si një platformë... -
Numri më i ri i albinfo.ch i kushtohet Pavarësisë së Kosovës dhe majave kulturore e sportive të saj -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë
Jeta në Zvicër
-
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” Aktiviteti, i organizuar nga NCBI Switzerland në bashkëpunim me Parlamentin e Refugjatëve, shërbeu si një platformë... -
Një shtetas i Kosovës në mesin e të rinjve që kanë sulmuar pedofilët e dyshuar -
E premte, data 13: Shtatë besëtytni të çuditshme zvicerane që duhet t’i dini -
Më shumë se 5 milionë franga janë shpenzuar për fushatat zgjedhore të nëntorit -
Bëhet apel për kujdes në male, paralajmërohet rrezik i lartë për orteqe














