Sport
Chelsea dhe Unitedi hyjnë në garë për Kumbullën
Chelsea dhe Manchester Unitedi ia kanë vënë syrin të riut shqiptar të Hellas Veronas, Marash Kumbullës.
Por, në këtë garë, dy skuadrat angleze nuk janë të vetme, pasi edhe Juventusi dhe Inter Milani i Serie A raportohet se kanë shprehur interesim për 19 vjeçarin, transmeton Koha.net.
Sipas burimit italian “Calciomercato”, Frank Lampard është i interesuar ta sjellë mbrojtësin shqiptar në Premier League.
Kumbulla do t’i kushtojë “Bluve” rreth 13 milionë funte.
Mbrojtësi shqiptar po cilësohet si një prej lojtarëve të rinj më të mirë në top-ligën italiane këtë sezon.
Ai debutoi si senior këtë sezon në Serie A, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër












