Lajme
Çifti gjendet pa shenja jete, si ndodhi rasti
Janë dhënë detaje të reja për çiftin që u gjend pa shenja jete në Kantonin e Jura-s
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin e vogël të Courfaivre-s. Personat e gjetur të vdekur të hënën në mëngjes janë çifti M. K. * dhe C. K. *.
Deri më tani dihet se të dy janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre, shkruan “20min”, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se arma është një thikë, edhe pse policia nuk e ka konfirmuar.
Ata janë gjetur në banesë, nga njëri prej tre fëmijëve të tyre, të tre adoleshentë.
Këto detaje u njoftuan nga policia kantonale Jura në mbrëmje.
Mësohet se të dy kishin një dashuri të madhe për zogjtë grabitqarë dhe kafshët e tjera.
Miqtë e familjes K. janë të tronditur dhe të trishtuar. Një mik thotë me lot, “Ne nuk kemi energji të flasim për atë që ka ndodhur”. Gjithashtu mësohet se çifti ishin ndarë këtë verë, derisa kjo familje ka qenë e njohur për dhunë familjare në të kaluarën.Policia është duke hetuar rastin dhe nuk ka dhënë detaje tjera.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në Banka zvicerane UBS do të jetë në gjendje të zgjerojë shërbimet e saj për klientët në... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë













