Lajme
Cigaret elektronike shiten ilegalisht në Kosovë
Cigaret elektronike tash e sa kohë po tymosen edhe në Kosovë. Ato gjenden lehtësisht në treg dhe shiten në mënyrë ilegale, ndërsa Ministria e Shëndetësisë konfirmon se trendi i përdorimit të tyre është në rritje. Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se nga këto cigare dëmtohet shëndeti i qytetarëve, derisa kërkon që shitja e tyre të rregullohet me ligj sepse “shteti humb buxhet”.
Ky lloj i cigareve shitet në dyqane të vogla ilegalisht. Inspektorati i Tregut tashmë ka konfiskuar një sasi të tyre.
Ministria e Shëndetësisë tha se 32 shtete kanë ndaluar shitjen e cigareve elektronike, ndërsa shumë të tjera kanë bërë ndryshime në ligjet e tyre kundër duhanit.
“Aktualisht, në adresimin e çështjes së cigarave elektronike shtetet deri tash kanë adaptuar dy qasje: Ndalimin e shitjes se tyre apo rregullimin e tyre me ligj. Janë së paku 32 shtete të botës që e kanë ndaluar shitjen e tyre, derisa 79 shtete të tjera kanë bërë ndryshime në ligjet e tyre kundër duhanit për shkak të këtyre produkteve të duhanit. Shtete të tjera janë në kërkim të adaptimit të zgjidhjeve më të përshtatshme për adresimin e kësaj çështjeje”, tha MSh.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri













