Sport
Cikalleshi kërcënon Zvicrën
“Ndeshja ndaj Zvicrës është shumë domethënëse për ne dhe sigurisht që do të më pëlqente të shënoja kundër tyre”, deklaroi Cikalleshi
Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi, pasi shënoi një gol shumë të rëndësishëm ndaj Eskisehirsporit, kërkon që t’i bënë të qajnë edhe zviceranët. Kështu është shprehur Cikalleshi për “Panorama-Sport”, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë që goli i tij bërë bujë të madhe, pasi faktikisht fundosi skuadrën kundërshtare në Ligën e Parë të Turqisë, derisa lojtarët e tifozët filluan të qajnë, por pas ndeshjes kanë djegur edhe stadiumin.
“Shumë e vështirë për të dhënë një përgjigje se si u ndjeva, sepse unë jam lojtar i Bashakshehirit dhe ne duhet ta fitonim ndeshjen për të siguruar vendin e katërt në renditje. Nga fusha e lojës pashë vetëm lojtarët kundërshtarë që filluan të qanin. Më erdhi keq që shkaktova gjithë këtë, por i tillë është futbolli. Dikush qanë dhe dikush feston. Unë kisha 2-3 raste për gol, por u desh të shënoja në minutën e 90-të. E gjithë kjo mendoj se ishte rastësi. E përsëris që kur pashë në video atë që kishte ndodhur nuk më erdhi aspak mirë”, deklaroi ai.
Cikalleshi foli edhe për Kampionatin Evropian. “Ndeshja ndaj Zvicrës është shumë domethënëse për ne dhe sigurisht që do të më pëlqente të shënoja kundër tyre. E rëndësishme është ta fitojmë atë ndeshje, por nëse do të vinte fitorja nga goli im sigurisht që do ndihesha dyfish i lumtur. Kështu që po zgjedh Zvicrën si kundërshtar të preferuar për të shënuar”, theksoi sulmuesi shqiptar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












