Bota
Cilat banka fitojnë më shumë
Vlerësuar në bazë të pronave, 10 institucionet më të mëdha financiare të Evropës shpallën rreth 26,4 miliardë euro fitim
Bankat amerikane janë në epërsi në krahasim me homologet e tyre evropiane, duke arritur fitime shumë më të mëdha se institucionet financiare në anën tjetër të Atlantikut.
Kështu thuhet në një studim të bërë nga konsulenca e biznesit EY, i cili është botuar në Frankfurt.
”Gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, 10 bankat më të mëdha amerikane fituan së bashku më shumë se dyfishin e homologeve të tyre evropiane dhe ky hendek është duke u zgjeruar”, tha EY.
Vlerësuar në bazë të pronave, 10 institucionet më të mëdha financiare në Evropë shpallën rreth 26,4 miliardë euro (29,2 miliardë dollarë) fitime për gjysmën e parë të këtij viti, gati 6% më pak se një vit më parë.
Në anën tjetër, 10 bankat më të mëdha amerikane shpallën fitime prej gati 70 miliardë eurosh, duke u rritur me 0,6 % në gjysmën e parë të vitit 2018.
Vetëm banka ”JP Morgan” arriti 16,6 miliardë euro fitime gjatë gjysmës së parë. Pas krizës financiare të viteve 2007-2008, që arriti kulmin me falimentin e bankës ”Lehman Brothers”, në shtator të vitit 2008, administrata amerikane futi fonde direkt në bankat e saj.
Bazuar mbi bursat, bankat amerikane vlejnë më shumë sesa homologet e tyre në Evropë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic, ka autorizuar për herë të parë një medikament që mund të... -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video”













