Lajme
Cilat janë 10 familjet më të pasura në botë
“Bloomberg” ka bërë një renditje të 10 familjeve më të pasura në botë, të cilat së bashku arrijnë shifra marramendëse.
Lista fillon me familjen Walton, me një vlerë neto prej 151.5 miliardë dollarësh. Kjo familje ka në pronësi rrjetin e supermarketeve në Amerikë, “Walmart”. Sam dhe Bud Walton themeluan kompaninë në vitin 1962.
Vendi i dytë në këtë listë i takon familjes Koch, vlera neto e të cilës është 98.7 miliardë dollarë. Vëllezërit Charles dhe David Koch zgjeruan kompaninë e rafinerisë së naftës të babait të tyre në konglomeratin “Koch Industries”, pasi vëllezërit, Frederick dhe William dështuan fillimisht në këtë biznes dhe u tërhoqën. Sot, “Koch Industries” gjeneron rreth 100 miliardë dollarë të ardhura në vit.
Familja Mars është e treta në këtë renditje, vlera neto e të cilës është 89.7 miliardë dollarë. Familja Mars ka në pronësi kompaninë më të madhe të çokollatave në botë. Nën këtë brend prodhohen çokollatat e famshme si “M&M”, “MilkyWay”, “Mars” e shumë të tjera.
Vendi i katërt mbahet nga 3 familjet belge Van Damme, de Spoelberch dhe de Mevius, vlera neto e të cilave është 54 miliardë dollarë. Të ardhurat e këtyre familjeve vijnë nga kompania Anheuser-Busch InBev.
Me një vlerë neto prej 49.2 miliardë dollarë, familja Dumas renditet në vendin e pestë. Dumas kontrollon shtëpinë e modës “Hermes Intrenacional” që nga viti 2013.
Vendi i gjashtë në këtë renditje i takon familjes Wertheimer, vlera neto e të cilës është 45.6 miliardë dollarë. Vëllezërit Alain dhe Gerard Wertheimer kontrollojnë sot Chanel, që vetëm vitin e kaluar arriti 9.6 miliardë të ardhura.
Familja nga India Ambani renditet në vendin e shtatë, vlera neto e të cilës është 43.3 miliardë dollarë. Kjo familje zotëron kompleksin më të madh të rafinerisë në botë, si dhe biznese në gjithë Indinë.
Gjermanët e Quandt renditen në vendin e tetë dhe konsiderohen si familja më e pasur në Gjermani, vlera neto e të cilës është 42.7 miliardë dollarë. Ata kanë gati 50 për qind të aksioneve të kompanisë BMW, gjithashtu kanë aksione edhe në kompanitë Logwin dhe Gemalto.
Familja amerikane Cargill-MacMillan renditet në vendin e nëntë, vlera neto e të cilës është 42.3 miliardë dollarë. William W. Cargill themeloi gjigantin e agrobiznesit “Cargill Inc.” në 1865. Sot, 23 anëtarë të familjes Cargill-MacMillan zotërojnë 88% të kompanisë.
Dhe, vendi i dhjetë është për familjet Boehringer dhe von Baumbach, vlera neto e të cilave është 42.2 miliardë dollarë. Këto familje kontrollojnë kompaninë farmaceutike gjermane “Boehringer Ingelheim”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit













