Lajme
Cilat janë 10 shtetet që ndotin oqeanet më së shumti?
Mbetjet plastike janë ende një nga shqetësimet mjedisore më të mëdha, me të cilat përballet shekulli i 21-të. Por cilat janë ato shtete që hedhin më tepër mbeturina në oqeanet tona?
Një raport i kohëve të fundit nga kompania e paketimeve RAJA tregon se cilët janë prodhuesit më të mëdhenj të plastikës në mbarë botën. Gjetjet treguan se India ishte shteti që hodhi më tepër mbetje plastike në oqean në vitin 2020, duke hedhur një total prej rreth 126.5 milionë kilogramë plastikë në vit.
Pesha e mbetjeve plastike të hedhura nga India është e barasvlershme me peshën e mbi 250 000 delfinëve.
Paçka se Shtetet e Bashkuara prodhojnë dyfishin e sasisë së prodhuar nga India, ato hedhin një sasi shumë më të vogël në oqean, përkatësisht 2.4 milionë kg.
Por, fatkeqësisht, kjo mund të vijë edhe si pasojë e faktit që SHBA është e mirënjohur për eksportin e mbetjeve të saj në shtete të tjera, përfshi këtu ato që kanë sisteme të dobëta menaxhuese të tyre, si India apo Afrika.
Në vitin 2018, Koalicioni i Ndotjes Plastike raportoi se SHBA kishte eksportuar 157 000 kontejnerë me mbetje plastike, rreth 1.07 milion kg.
Kjo plastikë u transportua në disa shtete me sistem të mirë menaxhimi mbetjesh si Kanadaja, Koreja e Jugut dhe Tajvani. Por një sasi e madhe u transportua edhe në vende me sisteme te dobëta si Malajzia, Tailanda dhe India, të cilat, të gjitha së bashku morën rreth 40% të sasisë totale të mbetjeve plastike të SHBA.
Kur shtetet e mëdha si SHBA transportojnë mbetjet e tyre plastike jashtë territorit të tyre, ata kanë mundësinë të deklarojnë se ato janë ricikluar. Kjo duket se përmbush obligimet e shteteve të zhvilluara për të pasur një ndikim më të madh pozitiv në mjedis.
Së bashku, pesë ndotësit më të mëdhenj në planet hedhin një sasi marramendëse prej 314 milionë kg në vit në oqean. Pra kush janë këto 10 shtete?
Mbretëria e Bashkuar – 703 000 kg plastikë
Japonia – 1.8 milion kg plastikë
SHBA – 2.4 milionë kg plastikë
Egjipti – 2.5 milionë kg plastikë
Meksika – 3.5 milionë kg plastikë
Tailanda – 22.8 milionë kg plastikë
Brazili – 38 milionë kg plastikë
Indonezia – 56.3 milionë kg plastikë
Kina – 70.7 milionë kg plastikë
India – 126.5 milionë kg plastikë
Përse është hedhja e plastikës në oqean kaq problematike?
Ndotja plastike e shkatërron jetën nënujore dhe bio-diversitetin e oqeaneve, dhe shtetet me standardin më të lartë të jetesës janë ata që shkaktojnë dëmin më të madh.
Ndërkohë që plastika është një material i dobishëm dhe me shumë funksione sociale – përbërja e tij e fortë dhe jetëgjatë do të thotë se është shumë e vështirë të dekompozohet.
Për shembull, mikro-kokrrizat plastike (një element që është shpallur i ndaluar në shumë vende të botës por që gjendet normalisht në produktet kozmetike) shkakton një dëm të jashtëzakonshëm tek bota nënujore dhe ato nuk dekompozohen kurrë, duke e dëmtuar ambientin për një kohë shumë të gjatë pas momentit që i prezantohen ujit për herë të parë.
Ato gjithashtu përmbajnë lëndë kimike toksike, të cilat konsumohen nga peshqit dhe më pas gjejnë rrugën për në zinxhirin furnizues njerëzor.
Si mund ta reduktojmë konsumin e plastikës?
Ne mund ta reduktojmë konsumin e plastikës në një numër mënyrash më të qëndrueshme, por mënyra më e lehtë përfshin zëvendësimin e objekteve plastike njëpërdorimëshe me alternativa ripërdorimëshe.
Blerja e shisheve të ujit disa-përdorimëshe apo filxhanë kafeje disa-përdorimësh na kursen edhe para, por është edhe e mirë për ambientin.
Një tjetër taktikë është blerja e frutave dhe perimeve nga tezgat apo supermarketi, pa qese.
Kërkojini shitësit të mos u japë produktin e blerë me qese dhe zëvendësojeni qesen plastike me një version prej lecke apo pëlhure./Euronews
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve














