Shqipëria
Cilat konsiderohen 10 veprat më të mira të Ismail Kadaresë?
Ka qenë shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare dhe është përkthyer në 45 gjuhë. Letërsia shqipe arriti të njohej nga bota falë veprave të Kadaresë, i njohur si kolosi i letrave shqipe.
Por cilat janë 10 veprat që konsiderohen më të mirat të Ismail Kadaresë?
1. Pallati i ëndrrave
Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e ka listuar mes veprave më të mira. Kjo vepër ka qenë nxitje që Kadare të përfshihet në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë. Si e tillë, ajo sot vazhdon të lexohet me ëndje dhe rrok një numër të madh interpretimesh nga lexuesit e ditëve tona.
2. Kronikë në gur
Ky roman shënon një nga veprat më të rëndësishme të autorit; sepse rrok raportin që fëmija krijon me botën, përmes një projeksioni autobiografik, ku qyteti i Gjirokastrës ka ngjyra magjike, të cilat vijnë mjeshtërisht në romanin e Kadaresë. “Kronikë në gur” afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. Që nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë “universin Kadare“. Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes, apo të “realizmit magjik”.
3. Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar.
4. Prilli i thyer
“Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë”. I shkruar më 1978 dhe i botuar fillimisht më 1980 në një përmbledhje tregimesh e novelash, të titulluar “Gjakftohtësia”, “Prilli i thyer” e pa dritën e botimit si libër më vete shumë vite më pas, pas rënies së komunizmit. I vetmi roman në qendër të të cilit shtjellohen ngjarje që lidhen me kodin zakonor shqiptar, një nga shenjat identifikuese më të moçme e të dallueshme të kombit, kjo vepër është një ndër më të njohura.
5. Dimri i madh vs Dimri i vetmisë së madhe
Ky roman rrëfen se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së Shqipërisë gjatë periudhës totalitare, tepër e ngjashme me problemet tona. Ky roman provon se fuqia rrafshuese e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, siç është shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.
6. Kështjella
Tregon për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror.
7. Aksidenti
Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës. Kështu ka filluar ngjarja e përshkruar në romanin “Aksidenti”, e para vepër e autorit që, përpara se të botohej në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës.
8. Mosmarrëveshja
Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten. Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten. Shqiptarët me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin me drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.
9. Kush e solli Doruntinën
Ky roman, është bazuar në legjendën e famshme të Kostandinit dhe Doruntinës. Besa e shqiptarit, parë në këndvështrimit e mjeshtrit të fjalës e bën veprën të domosdoshme për t’u lexuar. Është vendosur edhe në kurrikulat e arsimit në Francë.
10. Poezia e Kadaresë
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, me vëllimin “Frymëzimet djaloshare”, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin “Shekulli im” (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: “Përse mendohen këto male” (1964), “Motive me diell” (1968) dhe Koha (1976), etj.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqipëri: Rriten remitencat, emigrantët dërguan më shumë para në vend Emigrantët kanë dërguar më shumë para në Shqipëri në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas...
-
“Munishi AG” në Zvicër: histori suksesi e biznesit familjar që ruan lidhjet me Kosovën
-
Ndërmjet botës së njohur dhe të panjohur: Një dialog artistik me Blerta Hashanin dhe Lumturie Krasniqin
-
Zvicra, model për shkollimin dual në Kosovë
-
Ambasadori Latifi viziton kompaninë e fluturimeve “Chair”
Jeta në Zvicër
-
Franca fqinje vuan nga mungesa e mësuesve Shkollat në Francën fqinje po vuajnë për shkak të mungesës së mësuesve. Problemi kryesor është në...
-
Zvicër: Mbërrin fronti i ftohtë, por vera mund të kthehet
-
Pronarët lejohen të kalojnë kostot e rinovimit në qira
-
Strehimi: Këshilli Kombëtar dëshiron të relaksojë rregullat për mbrojtje nga zhurma
-
Emigracioni: Shumica është e shqetësuar, por refuzon ndalimin