Lajme
Cilat vende e kanë ndaluar deri më tani TikTok-un dhe pse?
Shumë vende janë të shqetësuara për sigurinë e TikTok dhe lidhjet e platformës me Kinën zyrtare.
Përveç problemeve politike aplikacioni tashmë është e konfirmuar se krijon probleme serioze në shëndetin mendor, sidomos tek adoleshentët, shkruan euronews.com.
Po përmendim disa vende më me peshë gjeopolitike, ushtarake dhe ekonomike sipas të cilave ky aplikacion përbën një rrezik serioz për ta dhe banorët e tyre.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Më 13 mars, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese një ligj që kërkon që kompania mëmë me bazë në Pekin të TikTok të largohet nga platforma ose të përballet me një ndalim mbarëkombëtar.
Përpjekja, e kundërshtuar më parë nga Senati për shqetësimet e lirisë së fjalës, u miratua më 24 prill si pjesë e një pakete më të madhe.
Britania e Madhe
Më 16 mars 2024, Oliver Dowden, sekretari i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar në zyrën e kabinetit, njoftoi në një deklaratë për Dhomën e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar një ndalim të menjëhershëm të aplikacionit në pajisjet zyrtare të qeverisë.
Franca
Më 24 mars, qeveria franceze ndaloi instalimin dhe përdorimin e aplikacioneve “rekreative” si TikTok, Netflix dhe Instagram në telefonat e punës të 2.5 milionë nëpunësve civilë.
Ndalimi, i cili u njoftua me një udhëzim “detyrues”, ka hyrë menjëherë në fuqi dhe nuk vlen për telefonat personalë të punonjësve të shtetit.
Estonia
Në fund të marsit, ministri në largim i IT dhe Tregtisë së Jashtme të Estonisë, Kristjan Jarvan, deklaroi se TikTok do të ndalohej nga telefonat e ofruar nga shteti për zyrtarët publikë.
Australia
Më 4 prill, Australia ndaloi TikTok nga të gjitha pajisjet në pronësi të qeverisë federale për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Një paralajmërim i lëshuar nga Departamenti i Prokurorit të Përgjithshëm tha se TikTok paraqet rreziqe për sigurinë dhe privatësinë për shkak të “grumbullimit të gjerë të të dhënave të përdoruesit dhe ekspozimit ndaj udhëzimeve jashtëgjyqësore nga një qeveri e huaj në konflikt me ligjin australian.
Holanda
Ministria e Brendshme holandeze ka dekurajuar përdorimin e të gjitha aplikacioneve nga “vendet me një program agresiv kibernetik që synon Hollandën ose interesat holandeze në telefonat e shpërndarë nga qeveria.
Ministria paralajmëroi se aplikacionet nga vende si Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani përbënin “një rrezik të lartë spiunazhi”.
Norvegjia
Më 23 mars, parlamenti i Norvegjisë ndaloi Tiktok nga pajisjet e punës, pasi Ministria e Drejtësisë e vendit paralajmëroi se aplikacioni nuk duhet të instalohet në telefonat e ofruar për punonjësit e qeverisë.
Ministrja e Drejtësisë Emilie Enger Mehl tha në një deklaratë se “në vlerësimet e tyre të rrezikut… shërbimet e inteligjencës norvegjeze identifikojnë Rusinë dhe Kinën si faktorët kryesorë të rrezikut për interesat e sigurisë së Norvegjisë”.
Belgjika
Më 10 mars, Belgjika njoftoi se do të ndalonte TikTok nga pajisjet në pronësi ose të paguara nga qeveria federale belge për të paktën gjashtë muaj, duke përmendur shqetësimet për sigurinë kibernetike, privatësinë dhe dezinformimin.
Kryeministri Alexander de Croo tha se ndalimi bazohej në paralajmërimet nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore dhe qendra e tij e sigurisë kibernetike, e cila tha se aplikacioni mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve dhe të modifikojë algoritmet për të manipuluar lajmet dhe përmbajtjen e tij.
Danimarka
Më 6 mars, ministria Daneze e Mbrojtjes njoftoi se do të “ndalojë përdorimin e aplikacionit në njësitë zyrtare” si një masë sigurie kibernetike.
Në një deklaratë, ministria tha se Qendra e Sigurisë Kibernetike e vendit skandinav, pjesë e shërbimit të inteligjencës së jashtme të Danimarkës, kishte vlerësuar se ekzistonte rreziku i spiunazhit.
Kanadaja
Më 6 nëntor, qeveria federale kanadeze urdhëroi TikTok të ndalojë operacionet e saj në vend për shkak të shqetësimeve për ndërhyrje të huaja.
Ministri i Inovacionit François-Philippe Champagne i tha medias shtetërore se vendimi për mbylljen e dy zyrave të TikTok në Toronto dhe Vancouver u mor në bazë të këshillave të ekspertëve të sigurisë dhe inteligjencës kanadeze.
Zelanda e Re
Më 17 mars, Zelanda e Re njoftoi se TikTok do të ndalohej nga telefonat e ligjvënësve të qeverisë në fund të muajit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













