Të tjera
Cilat vende po u bëjnë bojkot diplomatik Lojërave Olimpike të Pekinit deri më tani?
Kanadaja iu bashkua Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera perëndimore në shpalljen e bojkotit diplomatik ndaj Lojërave Olimpike që mbahen në Pekin.
Kryeministri Justin Trudeau njoftoi të mërkurën se Kanadaja nuk do të dërgojë zyrtarë qeveritarë në lojërat dimërore të Pekinit, të cilat nisin pas më pak se dy muajsh.
Më herët edhe Kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi të njëjtin vendim.
“Do të ketë efektivisht një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, nuk pritet të marrin pjesë asnjë ministër apo zyrtar”, tha kryeministri në Parlament. Ai shtoi se atletët do të vazhdojnë të marrin pjesë pasi ai nuk besonte se “bojkotet sportive janë të arsyeshme”.
Deri tani SHBA-ja, Kanadaja, Britania, Zelanda e Re, Lituania dhe Australia kanë marrë vendim për të mos dërguar diplomatë dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë në lojërat e Pekinit.
Kryeministri australian, Scott Morrison, njoftoi një bojkot të ngjashëm të mërkurën në Canberra, duke përmendur një sërë çështjesh që përfshijnë akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut nga Kina dhe refuzimin e Pekinit për të zhvilluar bisedime dypalëshe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vazhdueshme tregtare dhe diplomatike.
Në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, e nënvlerësoi njoftimin e kryeministrit Morrison, duke u thënë gazetarëve “askujt nuk i intereson” nëse zyrtarët australianë marrin pjesë apo jo në Lojërat Olimpike.
Administrata e Presidentit Joe Biden njoftoi të hënën se do të ndërmerrte një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, të cilat do të zhvillohen nga 4 deri më 20 shkurt.
Presidenti Biden tha muajin e kaluar se po shqyrtonte mundësinë e një bojkoti diplomatik për shkak të kritikave për shkelje të të drejtave të njeriut nga Kina, që përfshijnë arrestimin e ujgurëve myslimanë në provincën Xinjiang dhe goditjen e forcave prodemokratike në Hong Kong.
Pekini është zotuar të kundërpërgjigjet ndaj bojkotit të Uashingtonit./VOA
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












