Lajme
Cili është imazhi i Kosovës, pas arrestimeve të krerëve të UÇK’së?
Sipas njohësve të diplomacisë, Qeveria duhet të ofrojë përkrahje diplomatike e juridike për të akuzuarit
Arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ka kthyer vëmendjen edhe një herë nga Kosova.
Madje, aktakuza për krime lufte ndaj tyre, ka bërë që edhe mediat ndërkombëtare të kthejnë sytë kah Kosova.
E një gjë e tillë mund të ndikoj negativisht për Kosovën, në arenën ndërkombëtare.
Për këtë arsye, ish ambasadori Sabri Kicmari kërkon që qeveria e Kosovë të mos rrijë duarkryq, shkruan express, përcjell Albinfo.ch
Kiçmari tutje thotë që sjellja e mirë e ish krerëve të UÇK-së ka impakt pozitiv për Kosovën.
E Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson që të akuzuarit në Hagë kanë nevojë për përkrahje juridike nga shteti.
Sipas Zekajt, mobilizim duhet edhe nga ana e ministrisë së drejtësisë.
Televizioni ka kërkuar qëndrim për këtë çështje edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Por ky dikaster qeveritar nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror















