Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Tiranë: 14-15 prill mbahet Samiti i Diasporës nën moton “Përmes Rrënjëve Lartësohemi” Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Ferit Hoxha, në nderim të 7 marsit,... -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë -
Ida Jashari dhe përkushtimi për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët në Zvicër -
Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë -
Berlin
Albanian Film Festival Berlin mbahet për herë të parë në zemër të Berlinit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Trajnim kundër abuzimit për të gjithë ata që punojnë në kishë Nga punonjësit e të rinjve deri te menaxherët financiarë, të gjithë duhet të ndjekin kursin –... -
Më shumë pasagjerë zviceranë janë nisur nga Omani për në Cyrih -
Fluturime speciale nga Lindja e Mesme drejt Zvicrës pas tensioneve në rajon -
Këshilli Federal vazhdon të rrisë TVSH-në me 0.8 pikë për të financuar ushtrinë, pavarësisht kritikave -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore











